I nënshtrohen testeve serologjike 440 mjekë / MSH: 11.2% niveli i pozitivitetit! 8 raste me COVID në 24 orë(VIDEO)

TIRANË-  Edhe në Shqipëri do të nisë testimi masiv në popullatë për të zbuluar se sa përqind e kanë kaluar sëmundjen e koronavirusit, në atë që në gjuhën shkencore njihet si testi serologjik. Megjithatë, gjithçka është në fazën fillestare, pasi aktualisht janë bërë vetëm 440 teste në personel mjekësor. Nga këta, 11.2% kanë rezultuar pozitiv, një pjesë e të cilëve e kanë ditur që janë të prekur, ashtu sikundër ka edhe nga ata nuk kanë pasur dijeni që koronavirusi ka qenë në trupin e tyre. Testimi nis nga bluzat e bardha dhe pasi të ketë përfunduar me të gjithë stafin mjekësor, do t’i nënshtrohen edhe qytetarët që dyshojnë se e kanë apo e kanë kaluar koronavirusin.

"Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon proçesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19. Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen", tha Eugena Tomini nga ISHP. 

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nga 238 teste, 8 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke e çuar numrin e të prekurve në 850 nga mbi 10 mijë teste në total. Nga rastet e reja, 2 në Tiranë, në Krujë 1 në Shkodër 1, 1 në Kamëz dhe 1 në Fier, rast i cili i përket një farmacisti.

Nga 27 prilli ka nisur lehtësimi i masave për qytetarët dhe bizneset, por rihapja në vijim do të varet nga mesatarja e rasteve të reja dhe të shtruarit në spitale, ku aktualitsht të hospitalizuar në dy spitalet COVID janë 30 pacientë dhe vetëm 5 prej në terapi intensive.

620 prej të prekurve janë të shëruar, por fatkeqësisht në Shqipëri betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar 31 persona, me numrin më të lartë në Tiranë, 18 jetë të humbura.

COVID-19 – Statistika (8 Maj 2020)

Teste të kryera 10044
Raste pozitive 850
Raste të shëruara 620
Raste Aktive 199
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive
Tiranë 93
Krujë 62
Shkodër 17
Kamëz 9
Kurbin 4
Fier 4
Elbasan  3
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
Fier/ Konfirmohet me COVID-19 farmacisti

1588928409_fier.JPG

Foto nga dezinfektimi i banesës së farmacistit

Një rast pozitiv me koronavirus është regjistruar në Fier! Bëhet fjalë për një farmacist në lagjen "Liri". Farmacisti është karantinuar në banesën e tij. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen