TIRANE-Kryeministri Edi Rama shprehet se në kushtet e situatës së krijuar nga koronavirusi, po hyn në funksion rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë dhe për të ndihmuar me kryerjen e shërbimeve jashtë shtëpie pensionistët kryefamiljarë. Ndërkohë, po sipas tij, në qendrat sociale për dy javë janë ngujuar 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës.
"Rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë dhe për të ndihmuar me kryerjen e shërbimeve jashtë shtëpie pensionistët kryefamiljarë, të cilët s’i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, po hyn në funksion pjesë-pjesë. Ndërkohë: Për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.
Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.
Kjo është Shqipëria e njerëzve që punojnë për njerëzit dhe që ndryshe nga mua, nuk i shihni në televizor a në mediat sociale. Respekt!" shkruan Rama. Kreu i qeverisë ka postuar edhe videon e komunikimit të ministres së Shëndetësisë një prej stafeve të shërbimit social në një nga qendrat.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
53.9%
-
Jo
20.3%
-
Duhet më shumë
25.7%
Vota total: 241
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Infrastrukturë, kujdes ndaj pacientëve dhe teknologji e avancuar, pamjet nga shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme te Spitali i Traumës (VIDEO)
17 Dhjetor, 08:15