126 ish anëtarë të LSI në Fier kalojnë te PS, Petro Koçi: Ne jemi shpresa, përballë kemi çiftin Meta-Berisha nga koalicioni i prapakthimit

126 ish anëtarë të LSI në Fier kalojnë te PS, Petro Koçi: Ne jemi shpresa, përballë kemi çiftin Meta-Berisha nga koalicioni i prapakthimit

Largimet nga LSI nuk kanë të ndalur, ku tashmë jo vetëm disa nga emrat kryesor të kësaj partie, por edhe me qindra të rinj kanë zgjedhur të largohen dhe të bashkohen me PS. Gjatë ditës së sotme 126 ish anëtarë të LSI i janë bashkuar PS në Cakran të Fierit. Lajmin e bëri të ditur zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi gjatë një takimi me strukturat në Cakran.

Koçi tha se 126 ish anëtarë të LSI janë të mirëpritur te Partia Socialiste për t'iu bashkuar projektit fitues të Edi Ramës, ndërsa tha se përballë kanë çiftin Berisha-Meta i 'Koalicionit të Prapakthimit'.

"Në disa mbledhje radhazi për të institucionalizuar kalimin e 126 ish anëtarëve të LSI te Partia Socialiste. Ju mirëpresim me zemër në familjen tonë të madhe për t'u bashkuar rreth projektit fitues te Edi Ramës. Përballë kemi çiftin Berisha-Meta ose 'Koalicionin e Prapakthimit'. Ne jemi ndryshimi. Do vazhdojmë punën për një Shqipëri edhe më të mire!", tha Koçi

Rrjedhjet nga LSI nisë me largimin e ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, dhe më pas ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica të cilët iu bashkuan PS-së dhe më pas u janë bashkuar me qindra të rinj nga Vlora e Berati. Edhe pse LSI e quan këtë "gjakderdhje" si pastrim nga partia në saj, në fakt është e paqartë pse po largohen të rinjtë, që sipas Kryemadhi janë edhe fokusi i kësaj partie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 03/03/2021 21:13

    Shume shpejt maximumi deri ne fund te marsit gruaja me kryqe te thyera si plake 78 vjecare lyer me krem, gruaja me gojepiset e planetit, me e urryera, me e cmendura, me mashtruesja e te rinjve me haremin e Jales do ngelet vetem me sharebajgat e neveritura, Kejdi dhembcakallen, Shalegjaten dymetroshe kajda gjoshe , dhe me Lefter hunderr kokexhufken ideatorin e revolucionit nafijedybekobaxhelljan dhe nikollabythqirolehesjan qe deshtoi pa filluar akoma.

    Përgjigju
  • O tej: 03/03/2021 21:01

    LSI moj LSI je bere me u dhi.

    Përgjigju
  • Cubi: 03/03/2021 20:43

    Mona do mar 100 deputet!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!