3 palë zgjedhje në 13 Tetor? Meta: Gati të lë zyrën dhe të rikandidoj, por Mejdani të bëhet President

Ilir Meta ka deklaruar zyrtarisht se ka vendosur të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale nëse do të zhvillohen më 13 tetor. 

Ai deklaroi se nëse Rama pranon që në 13 tetor të bëhen 3 palë zgjedhje, atëherë është gati që të dalë në fushatë, jo si president duke liruar zyrën, por këtu kishte një kusht duke propozuar një emër që të ulet në karrigen e tij.

"E ftoj kryeministrin Rama që të reflektojë, të mos pengojë zbatimin e dekretit për 13 Tetorin, ftoj KQZ-në të mos vijojë me paligjshmëri, ftoj partitë që duan, dhe jo ato që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.

Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi cdo gjë tjetër, psh si profesor Mejdani.

Është një njeri që ato dy tre cështje do i mbronte edhe më mirë se unë. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës" tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta: Kushtetuesja s'mund ta legjitimojë 30 Qershorin, gati të lë zyrën, por me një kusht, të emërohet Mejdani


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë