Anëtari i KQZ në Report Tv: Në 13 tetor nuk ka zgjedhje! Zyrtarisht ditë pushimi!

TIRANË- Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi ka deklaruar se me datë 13 tetor nuk ka zgjedhje dhe se për këtë institucion është zyrtarisht ditë pushimi. I ftuar në studion e Report Tv, Skënderi ka deklaruar se nëse 13 tetori do të ishte një datë normale zgjedhjesh, puna duhet të kishte gjashtë muaj më parë, gjë e cila nuk ka ndodhur pasi 30 qershori është "kapitull" i mbyllur për KQZ-në. 

Ai ka sqaruar se juridikisht, subjektet politike do të duhet të regjistrohen për zgjedhje 70 ditë përpara dhe propozimi i anëtarëve të ZAZ duhet të dorëzohen sipas ligjit 90 ditë para, por deri më tani, sqaron Skënderi, asnjë subjekt politik nuk ka paraqitur në KQZ asnjë propozim për regjistrim, ndonëse  kanë mbetur katër ditë nga përfundimi i afatit.

"Nëse do kishte realisht një datë zgjedhjesh, puna duhet të fillonte 6 muaj para. Teknikisht zgjedhjet nga pikëpamja juridike, fillojnë 90 ditë para, ku subjektet politike sjellin propozimet për anëtarët e ZAZ-ve. 70 ditë para zgjedhjeve është regjistrimi i partive politike S'ka pasur asnjë përpjekje nga ana e subjekteve. KQZ sapo i mbaroi certifikimin e një pale zgjedhjesh, mandati i këtyre kryetarëve mbaron pas 4 vitesh. Unë parimisht në bazë të këtij ligji pres që zgjedhjet lokale të zhvillohen në qershorin e 2023", u shpreh Skënderi.

Përfaqësuesi i KQZ, theksoi se veprimet e presidentit, ose më saktë dekretet e tij mbi anulimin e 30 qershorit e aq më tepër caktimin e 13 tetorit, janë akte të pavlefshme që nuk sjellin pasoja. Mbi të gjitha, Skënderi tha se një palë zgjedhje të reja do ishin një kosto shumë e madhe për shqiptarët.

"Veprimet  e presidentit si akte të pavlefshme nuk sjellin pasoja, qëndrim që u konfirmua edhe nga Kolegji Zgjedhor. Në Shqipëri zgjedhjet u kushtojnë 800 mln lekë të reja", përfundoi ai.

Ndërkohë që për Report TV, aleatët e PD kanë bërë të ditur se këto ditë pritet të mblidhen për të përcaktuar nëse do të shkojnë drejt 13 tetorit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 31/07/2019 22:08

    Ai i krisuri duhet te nxjerr nje ligj qe zgjedhjet te behen cdo tre muaj. Te mbledh ndoken ,duken e krimit moniken,fatmit kriminelin salushen edhe te zgjedhin vetveten,se shqipetaret i ben zgjidhjet.

    Përgjigju
    • Arbëri: 01/08/2019 09:35

      Tani dalin fjalët e Ramës , zgjedhje sa her që deshirojn partit dmth secili për vete.... e ska më ashtu mori fund anarshia ...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do ju surprizojë edhe me shumë

NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do ju surprizojë edhe me shumë