Ulet numri i viktimave, sot 1 humbje jete me COVID! 135 raste të reja, 113 vetëm në Tiranë! Bilanc pozitiv i të shëruarve

TIRANË- Pas më shumë se një jave me një bilanc të rënduar të viktimave, sot Shqipëria ka regjistuar vetëm 1 person që ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Një 58 vjeçar nga Tirana ka dalë i humbur në betejën e tij me këtë virus, njofton Ministria e Shëndetësisë, në bilancin e saj ditor. Mirëpo teksa numri i viktimave ka pësuar një ulje të ndjeshëm, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me rastet e reja. Edhe sot, vendi ynë ka regjistruar një numër të lartë të rasteve të reja, më konkretisht 135, nga të cilat ia vlen të theksohet se 113 janë vetëm në Tiranë. Ky rezultat ka ardhur si pasojë e 586 testeve të kryera në 24 orët e fundit.

"Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana", njofton Ministria e Shëndetësisë,  

Nga ana tjetër, një lajm i mirë është edhe numri i të shëruarve. Ditën e sotme janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë. Ulje ka pësuar edhe numri i të pacientëve në terapi intesive dhe të të intubuarve, krahasuar me një ditë më parë.

"Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar", njofton Dr. Marjeta Dervishi, përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik, duke sqaruar se personat që janë aktiv, por që nuk janë të hispitalizuar po ndiqen nga 1600 mjekë familjeje në terren.

"Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë. Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse", sqaron Dervishi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët për mbajtjen e maskës, duke theksuar se është e rëndësishme që të mbulohet goja dhe hunda, me qëllim përghapjen e këtij virusi.

"Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit. Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.  I bëjmë thirrje qytetarëve të prekur nga Covid19 të respektojnë vetëizolimin, në mënyrë që të mos bëhen burim për përhapjen e infeksionit", përfundon Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)
Testime totale 44881
Raste pozitive 6151
Raste të shëruara 3227
Raste Aktive 2735
Humbje jete 189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 155
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Covid-19 i merr jetën inxhinierit të pyjeve, miqtë: Intelektual dhe model për të gjithë, do na mungosh

Një inxhinier pyjesh ka humbur jetën për shkak të COVID-19. Kanë qenë miqtë e tij që i kanë shprehur ngushëllimet përmes postimeve në rrjetet sociale. Sipas mikut të tij Ferdin Liçaj ishte prekur nga koronavirusi para disa ditësh dhe nuk mundi të mbijetojë.

“Te nderuar miq, sot u nda nga jeta njeriu tim i dashur Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi ti mbijetoj virusit te tmerrshëm qe e preku përpara disa ditësh. Lajmi i largimit te tij nga kjo jete me ka shokuar dhe me ka shkaketuar nje boshllek te madh shpirteror. Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe teper njerzor. Ai ishte nje ekspert i talentuar dhe me aftesi te rralla ne fushen e mjedisit dhe te pyjeve. Projektet e tij te shumta ne kete fushe jane modele teper profesionale dhe te punuara me pasion e talent te veçant.

Une kam pasur lidhje te ngushta me Ferdinin jo vetem si i aferm i tij por, e kisha edhe si model te intelektualit dhe eruditit me dije te shumeaneshme. Sa shume kam mesuar nga Ferdini dhe sa shume do te me mungoje. Lutem qe shpirti i tij te gjej prehje ne paqen e perjeteshme.

Zoti u kujdeste per kete shpirt te bukur dhe i rezervofte vendin e merituar ne parajse. Lamtumire i dashuri tim Ferdin”, shkruan Xhafer Meçe një nga miqtë e inxhinierit.

Postimi i mikut te inxhinierit
Ora 12:59
Shtohen heronjtë kundër COVID-it, 50 infermierë të rinj për periudhën vjeshtë-dimër (VIDEO)

50 infermierë të rinj i bashkohen stafit mjekësor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi” në luftë kundër Covid19. Numri i stafit mjekësor është shtuar pasi po bëhen përgatitjet edhe për periudhën vjeshtë-dimër.

Po bëhet një punë e madhe nga mjekët dhe infermierët në spitalet COVID, që çdo ditë trajtojnë raste të rënda të konfirmuara pozitive por edhe raste të cilat janë të dyshuara. Ministria e Shëndetësisë deklaron se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ruhen koalicionet parazgjedhore siç janë në ligjin aktual?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

U largua nga 'Portokallia', zbulohet ekrani ku do e shohim Xhemi Shehun?