Situatën e krijuar nga dalja e shtratit të lumit Vjosë, banorët e zonës e cilësojnë problematike. Ata thonë se lumi ka dalë edhe herë të tjera nga shtrati duke shkaktuar përmbytje.
“Vjosa ka dalë në 1971, iku gjithë fshati dhe e zuri komplet, edhe shtëpinë time që e kisha pak të lartë, hyri deri te pragu i derës”, thotë një 87-vjeçar për Report TV, banor i fshatit Ferras.
Ata shpresojnë se këtë herë nuk do të ketë ripërsëritje të situatave problematike, edhe pse nuk e përjashtojnë mundësinë. “Mundet të përsëritet, natyrën nuk e komandon dot”, shton i moshuari. Banorët pranojnë se banesat e tyre ndodhen pranë shtratit të lumit dhe ndihen të rrezikuar.
Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e Pazarit të vjetër ndërsa janë rreth 14 banesa në afërsi të shtratit që rrezikohen nga përmbytjet.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati në Mifol, niveli arrin në 9 m! Aksi Qukës-Qafë Plloçë bllokohet plotësisht nga rrëshqitja e dherave! Përmbytje në Pogradec e Obot






