'14 maji'/ Agalliu në Report Tv: Luftën e kemi me partinë në pushtet, mbështesim demokratët jo 'non gratë-n'! Ne hodhëm hapim e parë, nuk përçajmë votën e PD

Deputeti i PD, Arbi Agalliu thotë se luftën për zgjedhjet vendore e kanë me partinë në pushtet por nuk lë pa përmendur koalicionin opozitar Berisha-Meta. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, deputeti demokrat thotë se kanë tentuar që të mos e përcajnë votën. Me këtë argument justifikon faktin që zgjodhën 14 kandidatë për kryetarë bashkie dhe jo 61.

“Demokratët kërkojnë një klasë të re politike. Kjo është ajo që ne perceptojmë te njerëzit. Besoj fort që logo e PD do jetë pjesa më e përgjegjshme e aktorëve politik. Aktivitetet po vijojnë. Njerëzit janë në kontakt të vazhdueshëm. Ne s’bëjmë asgjë veçse thënia e së vërtetës dhe ballafaqohemi me të. PD ka bërë në të gjithë arsyetimin e saj dhe besoj që përfaqësojmë pjesën më të logjikshme të opozitës shqiptare, ka marrë një hap që nuk i përçan demokratët. Ne e bëmë hapin e parë, nuk nxorrëm kandidatë për të përçarë votën e PD. Nuk e kishim problem të nxirrnim 61 kandidatë”, tha Agalliu.

Deputeti demokrat shtoi se votuesit nuk duhet të shkojnë në një parti të majtë duke iu referuar Partisë së Lirisë.

“Duam të mbështesim kudo demokratët dhe për të mos u bërë pretekst të asaj pjese të opozitës që mendon se mund të marrin peng. Po punojmë për PD. Të mos shkojnë votuesit në një parti të majtë. Pjesa dërrmuese e listës fituese sipas perceptimit të tyre nuk janë demokratë ndaj nuk mund të lejojmë asgjësimin e PD. Luftën e kemi veç me atë në pushtet, me bashkitë që janë kthyer në çerdhe patronazhistësh”, tha Agalliu.

Sa i përket numrit 2 të PD, Gazment Bardhit, i cili u shfaq krah Zef Hilës, kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në Vaun e Dejës, Agalliu tha se mbështet PD. Një koment e pati edhe për Sali Berishën duke thënë se beson që ‘non grata’ s’mund të jetë drejtues opozite.

“Ne nuk jemi kundër apo pro asnjërit. Kemi disa parime që janë krah SHBA. Besojmë që një non grata s’mund të jetë drejtues i opozitës. Bardhi ka mbështetur e do të mbështesë PD, ka qenë dhe do të jetë një nga individët që ka qenë në front të parë të luftës dhe të jeni të bindur që s’ka asnjë cedim në qëndrime”, tha Agalliu.

Deputeti demokrat konfirmoi se deri më 14 maj, në fokus kanë maksimizimin e votës për PD ndërsa pas mbylljes së fushatës, do të fokusohen që të plotësojnë vakancat për kryetarin e PD.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 25/04/2023 18:44

    E para;GaBIMI DHE TRADHTI ISHTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI