14 maji/ Meta akuza: Rama dhe Veliaj po dëmtojnë procesin zgjedhor që tani! SPAK të reagojë

Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj se kanë nisur që të dëmtojnë procesin zgjedhor, ende pa nisur, prandaj i ka bërë thirrje SPAK që të reagojë.

“Nuk ka të bëjë me mos njohjen e rezultatit, procesin e ka dëmtuar qeveria dhe Bashkia e Tiranës ende pa nisur dhe SPAK të reagojë. Nuk mendoj që Rama nuk do të njohë patronazhistët. Ne si Parti e Lirisë jemi të vendosur që të marrim pjesë jo vetëm në një proces historik, se e kthemë pluralizimin në nivel lokal. Nuk kemi shqetësim nga rezultati, por në Tiranë, do bashkohemi në shesh dhe do bëjmë në lidhje live”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta në ‘Real Story’: PS zero shanse në Shkodër! Rama-Veliaj po minojnë që tani '14 majin', SPAK të reagojë! S’ka luftë civile në PD, por pengmarrje të vulës


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?