28 viktima/14 raste të reja me COVID, zgjerohet harta e nxehtë në Krujë dhe burgun 313-të, 7 të shëruar në Shkodër (VIDEO)

TIRANE-Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19, nga të cilët 14 kanë rezultuar pozitiv, 20 më pak se dje, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 726 në vendin tonë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë dhe Shkodër.

Kruja vijon që të jetë vatër e nxehtë me 27 raste brenda 48 orëve, pasi dje u shënuan 18 dhe sot janë zbuluar 9 raste të reja. 4 raste pozitive janë regjistruar sot në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së dënimit, pra te burgu 313-të duke e çuar në 19 numrin e të infektuarve në total në këtë vatër dhe një rast i ri është në Shkodër.

Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.  Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 duke vijuar që numri i të shëruarve të jetë më i lartë se i të infektuarve aktivë.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:    
Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë   293         183
Shkodër   104      55
Krujë     92           7
Durrës  42          36
Fier        37        27
Kurbin   31          
Korçë    19           18
Elbasan 18           15
Kukës    18           10
Lezhë    14           14
Has       14           12
Kavajë  9              8
Lushnje 7              4
Vlorë    5              4
Pukë    5              4
Mirditë 5              3
Rrogozhinë4       4
Tropojë 4            4
Berat     3            2
Mallakastër         1             
Mat                     1             
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
16-vjeçarja nga Berati doli pozitive me COVID, familjarët dhe stafi mjekësor rezultojnë negativ

Familjarët e 16-vjeçare së infektuar nga Berati kanë rezultuar negativ pas bërjes së tamponit,  po ashtu edhe stafi mjekësor që u kujdes për të në Urgjencën e Beratit, ku u paraqit me simptoma kolle dhe temperaturë.

Rasti i një 16-vjeçare të infektuar me COVID-19 ditën e djeshme po hetohet nga epidemiologët pasi sipas saj ajo nuk ka dalë dhe nuk ka pasur kontakte, ndërsa para dy muajsh ka takuar kushërinjtë nga Greqia.

16-vjecarja ka pasur temperaturë dhe kollë dhe para tre ditësh u paraqit në urgjencën e spitalit rajonal Berat , ku me pas iu mor tamponi dhe rezultoi me covid-19.  Aktualisht ajo është izoluar në banesën e saj dhe ndodhet në gjendje të mirë.

Fshati Kostren ku banon 16-vjeçarja
Ora 14:42
Infektimi i efektivit të patrullës në Kukës, policët dhe ushtarët e testuar dalin negativ

Sot në Kukës nuk u shënua asnjë rast i ri me COVID. 25 mostrat e fundit të marra tek të afërmit e policëve  infektuar si dhe grupit të ushtarakëve që kanë shërbyer bashkë në patrullat në qytetin e Kukësit për monitorimin e respektimit të masave nga qytetarët kundër përhapjes së koronavirusit janë konfirmuar të gjitha negative. Aktualisht në Kukës janë 18 raste, prej tyre 6 efektivë policie në gjendje shëndetësore stabile deri më tani. Ndërkohë janë shëruar edhe 5  punonjësit e personelit shëndetësor të spitalit të Kukësit të infektuar më herët. Në gjendje të qëndrueshme shëndetësore janë edhe të afërmit e tyre. Rasti i parë me covid 19 në qytetin e Kukësit u shënua me 14 prill.

Ora 12:29
19 të infektuar te burgu 313-të, ISHP: Janë në gjendje të stabilizuar (VIDEO)

Në total numri i të dënuarve te burgu 313-të që janë infektuar sot ka shkuar në 19, pasi u shënua një rast i ri, por si është gjendja e tyre. "Gjendja e tyre aktualisht është e stabilizuar dhe në monitorim të vazhdueshëm" tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht personat që kanë rezultuar pozitivë brenda burgut janë izoluar në mjedise të veçanta pa kontakte me pjesën tjetër. Sipas ISHP-së është parashikuar që nëse do të ketë nevojë për trajtim, do të ketë një hapësirë në spitalin e burgut në QSUT dhe në rastet kur do të kenë nevojë më të specializuar për ndihmë trajtimi i tyre do të bëhet në spitalet COVID.

Ora 12:26
ISHP: Përhapja e COVID-it në grupe të caktuara, jo në komunitet

1587896704_msh.jpg

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se pavarësisht se dje ka qenë numri i të infektuarve 34 nuk mund të themi se ka qenë piku, ndërsa shpjegoi edhe arsyetimin. "Pavarësisht shifrave nuk mund të themi se është piku pasi kemi të bëjmë me një përhapje në grupe të caktuara dhe jo përhapje në komunitet" tha ajo. Gjithashtu ajo sqaroi se po u bëhen tamponët edhe personave që nuk kanë shenja, ndryshe nga sa ishte thënë. "Gjatë hetimit kryhet gjurmimi i kontakteve dhe një pjesë mund të jenë asimptomtikë".

Ora 12:10
Manastirliu: Shërohen 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se mes 7 të shëruarve në 24 orët e fundit, 3 janë infermiere në Shkodër dhe Kukës. "Edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit.  Janë 50 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 410 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19" shkruan ministrja.

Ora 11:54
Infektohet me COVID mjeku i Sanatoriumit që u transferua në Elbasan

Mes të prekurve me COVID është edhe një mjek i Sanatoriumit që u transferua prej disa javësh në Elbasan. Mjeku i prekur është me inicialet P.M. Ai i përket stafit të dispancerisë që po përkujdeset për të sëmurët me pneumoni në spitalin e Elbasanit, pas transformimit të "Shefqet Ndroqi" në Covid2, Sanatoriumi u transferua në Elbasan në godinën e Neurologjisë dhe Kardiologjisë. Aktualisht sektori ka 4 mjekë dhe 6 pacientë. Mjekët e Tiranës kishin mbi 3 javë që punonin në Elbasan dhe nuk kishin kontakt me kolegët e sëmurë të Tiranës. Ditën e sotme janë marrë 9 tamponë dhe të gjithë kanë dalë negativë në Elbasan. Ende nuk dihet si është infektuar mjeku.

Ora 11:26
Një i infektuar i ri në Shkodër, i prekuri pacient në urgjencë

Në 24 orët e fundit në Shkodër u shënua një rast i ri me COVID. Report Tv mëson se i prekuri është pacient në urgjencën e spitalit të Shkodrës. Ai kishte shfaqur shenja të COVID-it dhe pas testimit rezultoi pozitiv. Pritet që hetimi epidemiologjik të zbulojë se ku është infektuar.

Ora 11:26
Punonjës dhe kontakte të tyre, 9 të infektuarit në Krujë nga fasoneritë

Në 24 orët e fundit Kruja kishte numrin më të lartë të të prekurve me COVID. 9 rastet që kanë rezultuar pozitivë nga tamponet janë punonjës të fasonerive dhe kontakte të tyre. Pra nuk ka vatra të reja. Nga 9 të infektuarit, 6 janë gra të moshës nga 33-66-vjeçe dhe 3 janë burra, të gjithë punonjës të fasonerive dhe kontakte të tyre, jo vatra të reja.

Ora 09:12
28 viktima nga COVID-19/ Ndërron jetë 60-vjeçari, prej 2 javësh i shtruar te 'Shefqet Ndroqi' në gjendje të rëndë

1587887418_ndroqi.jpg

Koronavirusi merr një tjetër jetë në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e viktimave në 28. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se ka ndërruar jetë një 60-vjeçar me inicialet R.K, i cili i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. 

"Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet). Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura.

Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, në total janë 712 persona të prekur me koronavirus në Shqipëri nga 7015 teste të kryera, nga të cilët më shumë se 400 kanë arritur të triumfojnë në këtë betejë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshatari: 26/04/2020 13:34

    Na mori me qafe skizofreni

    Përgjigju
  • Avniu: 26/04/2020 12:39

    Lat nam o hajdut 2 milion jemi e nuk jeni ne gjendje ta ndaloni epadimin

    Përgjigju
    • lavdosh: 26/04/2020 19:59

      Ju Shqupistat dhe rrumpallistet beni mire mos flisno Leni ata qe jane ne detyre te bejne ate qe mendojne se eshte me e mire per te perballuar situaten. Plus cdonjeri, ketu kuptohet dhe Ju duhet te bejne detyren e vet: higjene dhe distancim social

    • Anonim: 26/04/2020 14:45

      Ca thu ? Ka shtete shum me te pasura se shqiperia me me pak njerz se shqipria (posht 2milion) dhe nuk mund ta ndalin dot.!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen