14 Shtatori/ 21 vite nga 'grushti i shtetit' kur PD sulmoi Kryeministrinë (Pamjet)

14 shtatori 1998 kujtohet si një nga ditët më të dhunshme të historisë së Shqipërisë pas rënies së sistemit komunist. Para 21 viteve ceremonia e varrimit të Azem Hajdarit u shndërrua fillimisht në një protestë të dhunshme të Partisë Demokratike dhe më pas në një tentativë për grusht shtetit për të rrëzuar qeverisë socialiste të Fatos Nanos që ishte në pushtet.

Shkëndija që rrezikoi t’i vinte flakën Shqipërisë ishte vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari më 12 shtator në një pritë para selisë së PD-së, siç u vërtetua më pas nga Fatmir Haklaj. Opozita e udhëhequr nga ish presidenti Sali Berisha bëri fajtor për vrasjen e Hajdarit, kryeministrin socialist Fatos Nano dhe kërkoi dorëheqjen e tij me çdo kusht.

Pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit të Azem Hajdarit, u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”. Aty ishte i pranishëm ish-lideri i PD-së Sali Berisha dhe gjithë krerët demokratë. Që aty pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit të Hajdarit, me arkivolin e tij në duar sulmuan me armë dhe granata selinë e kryeministrisë.

Ata e bastisën kryeministrinë dhe më pas sulmuan dhe hynë në godinën e Radio Televizionit Shqiptar. Dhuna që shpërtheu në Tiranë dhe disa qytete të tjera zgjati disa orë, pas reagimit të fortë të ndërkombëtarëve demokratët u tërhoqën. Qeveria socialiste e kryeministrit Fatos Nano, i cili u largua në Maqedoni, u detyrua të jepte dorëheqjen dhe në vend u krijua një kabinet i ri me kryeministër po nga PS, Pandeli Majkon.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 14/09/2019 18:38

    E sa njerz kan ik kote per nje politik si ka pupun kunra popullite te vete.

    Përgjigju
  • O tej: 14/09/2019 16:23

    Berishes nje topmut ne maj te kokes

    Përgjigju
  • KASAPANE 97: 14/09/2019 16:11

    TE GJITHA NGJARJET E DHUNESHME NE SHQIPERI KANE VETEM NJE EMER, KANCER SALI BERISHA. FARE SERBO-TURKO-MALOKE. KOMBINACION GJAKSOR .PERENDIA I SHIKON TE GJITHA.DITA E GJYKIMIT HYJNOR VJEN PER TE GJITHE.PENDOHUNI KRIMINELE!!

    Përgjigju
  • Bepi: 14/09/2019 16:03

    Vene e popuj

    Përgjigju
  • Hhh: 14/09/2019 16:00

    Sa raste ka pas me i fshi socialistet nga faqja dheut....

    Përgjigju
    • Heeeeeeeee!!!!!: 14/09/2019 17:27

      Me 97 -en populli shqiptare atdhetare socialist , i mori zvarre putanat trima ,te salih brrishit , qe u shdruan ne pederasta ,nga trima ne gra ! ishte casti ,per ta zhdukur nga faqja e dheut Te Keqen Shqiptare me ne krye saleh brrrishen.mirpo si gjate gjithe Historise , Kauza Shqiptare per nji Shtet te Fuqishem Shqiptare , eshte Sabituar nga Te Fortet . Mos ishin zagart qe te mbroni Bushtrat e shqiperise , sot s'do degjohej me sqepi i korbit antishqiptare saleh brrrisha or ti

  • Toni: 14/09/2019 15:29

    Ky është Sali Berishq , çenje e gjallë, që mjerim e zi u solli shqiptarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja