/ ATSH / -  Në kuadrin  e 140-vjetorit të lindjes së figures së shquar Faik Konicës, gjatë ditës së sotme u organizua në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar një aktivitet kulturor në bashkepunim më mësuesit dhe nxënësit e shkollës jopublike "Faik Konica" në Tiranë.
Ky aktivitet u inicua nga Sektori i Programeve Edukative të muzeut në bazë të programeve zhvillimore-edukuese që ky sektor ka si qëllim.
Nxënësit e shkollës jopublike "Faik Konica" kishin përgatitur një aktivitet kulturor gjatë së cilit ata intepretuan disa poezi, këngë, valle dhe realizuan edhe një prezantim të veprimtarisë së Faik Konicës.
Të emocionuar ata i performuan dhe intepretuan numrat e tyre artistikë në sallën UNESCO përpara
Nxënësit e shkollës jopublike "Faik Konica" në Tiranë gjatë aktivitetit
bashkëmoshatarëve dhe prindërve të tyre.
Faik Konica lindi më 15 mars 1875 në Konicë.
Ai ishte një eseist dhe stilist i përkryer dhe themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, gjithashtu një  veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.
Faik Konica vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.