Winston Blackmore është martuar 24 herë dhe me të gjitha gratë i ka 149 fëmijë, ky veprim i tij shtyu Gjykatën ta dënojë për poligami.
Gjykata në British Columbia të Kanadasë e ka dënuar atë me gjashtë muaj arrest shtëpie, dhe kjo masë arresti mund t’i hiqet vetëm nëse kërkon ndihmën e mjekut. Para tij për të njëjtën vepër ishte dënuar edhe James Oler, i cili është martuar me pesë gra, ku si pasojë është dënuar me gjashtë muaj arrest shtëpie.
Që të dy do t’i kalojnë 12 muajt e ardhshëm, duke bërë punë të ndryshme të cilat ua caktojnë autoritet përkatëse.
Blackmore, 61-vjeç, i cili me të gjitha gratë i ka 149 fëmijë, ka deklaruar se kurrfarë gjykimi nuk do të mund ta detyrojë ta ndryshon stilin e jetës që e kishte praktikuar para se të dënohej.
Blackmore dhe Oler janë klerik të kishës Mormone që beson në martesën me shumë gra.
Po, është e vërtetë që mormonët e lejojnë poligaminë por duhet të deklarojnë martesat dhe kështu nuk ka asnjë dënim. Dënimi vjen vetëm nqse të kapim kur ke lidhje të fshehta.
Përgjigju