15 avokatë thyen vendimin për bojkot, Dhoma e Avokatisë pezullon për 3 muaj avokatin Nexhip Dauti! Po shqyrtohen 14 të tjerët

15 avokatë thyen vendimin për bojkot, Dhoma e Avokatisë pezullon për 3 muaj avokatin Nexhip Dauti! Po shqyrtohen 14 të tjerët

Foto ilustruese

15 avokatë kanë thyer bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë. Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës në mbledhjen pranë Dhomës së Avokatisë ka pezulluar nga detyra për 3 muaj avokatin Nexhip Dauti, ndërsa thotë se do të vijojë shqyrtimi për 14 të tjerë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, avokatët që thyen vendimin për bojkot pritet t’i nënshtrohen masave disiplinore për ndëshkim me gjobë, pezullim license deri në propozim për heqje license. Ndërkohë ditën e nesërme në orën 11:00 është paralajmëruar protesta e avokatëve para Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore.

Më herët lidhur me bojkotin e avokatëve ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.

Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokurori i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për hartën e re gjyqësore ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë. Pro hartës kanë dalë edhe gjyqtarët të cilët nëpërmjet shoqatës së tyre dhanë pëlqimin për miratimin e saj.

Report Tv ka mësuar se kjo hartë do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
Theu bojkotin e avokatëve, kërkohet heqja e licensës për Eni Çobanin

Avokatja Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve. Sot Çobani ka marrë pjesë në një seance gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Përmet, megjithëse avokatët në të gjithë vendin kanë 1 muaj që po bojkotojnë seancat, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore.

Avokatët e Përmetit janë përplasur me avokaten Çobani në hyrje të gjykatës, por ajo ka hyrë në godinë duke thyer bojkotin.

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër, ku pjesë janë edhe avokatët e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit dhe i ka dërguar Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licensës.

Kërkesa e Dhomës së avokatisë në Gjirokastër ku kërkohet heqja e liçensës së avokates Eni Çobani
Ora 16:51
Theu bojkotin dhe mori pjesë në seancat gjyqësore, Dhoma Avokatisë pezullon nga detyra për 3 muaj avokati Nexhip Dauti

1575297100_dhoma.jpg

Dhoma e Avokatisë ka pezulluar nga detyra për tre muaj Nexhip Dautin, 1 nga 15 avokatët të cilët kanë thyer bojkotin dhe kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore. Për 14 të tjerët po vijon shqyrtim.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qwert: 14/07/2022 10:46

    Eni cobani eshte GAMORE..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë