Ky është 15-vjeçari Henrik Dedej, i cili u shpall kampion bote më 4 tetor 2014 në kampionatin Botëror të karatesë për të rinj që u zhvilluar në pallatin e sprotit “Asllan Rusi”.
Ai ka filluar të stërvitet që në moshën 11 vjec me ekpin “Bijtë e Shqipes” në Lushnje me trajner Ilir Dedej.
 
15-vjecari shprehet se këtë sport e ka me shume pasion dhe për tia arritur qëllimeve të tij ai stërvitet intensivisht dhe me përkushtim.

Ndërsa për rezultatin e arritur në kampionatin botëror të karatesë për të rinj trajneri i tij, Ilir Dedej, shprehet se ai e priste një rezultat të tillë mbështetur në punën që ka bërë 15 vjecari gjatë viteve. Madje ai shpreson edhe në rezultate më të larta. 

Kampionatin kombëtar që u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë për kadetë, të rinj dhe të rritur. Në këtë kampionat Henrik Dedej konkuroi në moshat 15 vjec me peshë mbi 70 kg.
 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)