TIRANË, 15 Shtator /ATSH/ -Policia Ushtarake për të dytën ditë radhazi i është përgjigjur kërkesës së Kryqit të Kuq shqiptar, dega Tiranë, për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Janë rreth 150 efektivë, oficerë, nënoficerë, ushtarë profesionistë dhe punonjës civilë të njësisë së Policisë Ushtarake që kanë dhuruar gjak, duke iu përgjigjur këtij sensibilizimi.
Policia Ushtarake e ka bërë ritual të përhershëm dhurimin e gjakut për fëmijët në nevojë dhe ka kohë që i është bashkuar motos "Dhuro Gjak, Shpëto Jetë". Dhe këtë vit Policia Ushtarake ishte i pari institucion që iu përgjigj kërkesës së Kryqit të Kuq, duke parë edhe periudhën e vështirë në të cilën ka qenë mjaft e vështirë furnizimi me gjak i fëmijëve në nevojë.
Policia Ushtarake, si pjesë e Forcave të Armatosura është në shërbim të atdheut dhe shtetasve të tij dhe në këtë kontekst dhurimi i gjakut është një nga mënyrat më fisnike dhe më humane me anë të së cilës ne përmbushim misionin tonë në kohë paqeje. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com