156 raste të reja me COVID dhe 5 viktima/ MSH: Situata epidemiologjike e javëve të fundit e qëndrueshme

TIRANË-  145 raste të reja me COVID në 24 orë është mesatarja ditore në vendin tonë, për të cilat ministria e Shëndetësisë thekson se kemi të bëjmë me një kurbë të qëndrueshme gjatë javë të fundit. Ky numër i rasteve, më i lartë krahasuar me atë të disa javëve më parë, ka ardhur si rezultat i testeve të bëra tani më jo vetëm në shtet, por edhe në spitalet private. Më konkretisht gjatë 24 orëve të fundit janë bërë në total 837 teste, ku kanë rezultuar pozitiv 156 persona, teksa fatkeqësisht kanë humbur jetën 5 pacientë. Viktimat janë të moshave të reja, duke hedhur poshtë mitin se nga ky virus preken vetëm moshat e treta.

"Situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme. Sipas të dhënave javore rezulton se mesatarja e rasteve ditore është 145 raste. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53  vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani", njofton Ministria.

Fatkeqësisht,kanë pësuar një rritje të ndjeshme numri i personave që COVID-i i ka lënë me pasoja. Dje kanë qenë 28 ndërsa sot ky numër ka shkuar në 34. Edhe pse ato janë negativizuar, vijojnë të qëndrojnë të shtruar në spitale, ku po marrin mjekim. Një rritje të lehtë ka pësuar edhe numri i të shtruarve në dy spitalet COVID në vendin tonë.

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse", thuhet në njoftimin e ministrisë, teksa fatmirësisht ka pasur një numër të lartë të qytetarëve që kanë fituar këtë betejë, më konkretisht 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencës, por të vijojnë të respektojnë masat Anti- COVID.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.  Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve", përfundon zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.  

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë,  2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.

COVID-19 – Statistika (22  Gusht 2020)
Testime totale 55272
Raste pozitive 8275
Raste të shëruara 4184
Raste Aktive  3846Humbje jete 245 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 35, Durrës 33, Fier 11, Elbasan 10, Korçë 10, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1954
Durrës 504
Shkodër 304
Fier 195
Lezhë 164
Korçë 161
Vlorë 141
Kukës 140
Elbasan 127
Berat 68
Gjirokastër 44
Dibër 44

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • najela hamzai: 22/08/2020 21:43

    po .sigurisht e mbeshtes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’