864 teste në shtet dhe privat/ 152 raste të reja dhe 2 viktima! COVID-i i merr jetës këngëtares nga Fieri! Deputeti i PS-së rëndë (VIDEO)

TIRANË- COVID-i ka marrë 2 jetë të tjera njerëzit, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 152 raste të reja. Në toal, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 864 teste, ku përfshihet edhe ato të bëra në spitalet private që janë licensuar në vendin tonë.

"Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Sqarojmë se në testimet përfshihen testimet në strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP", njofton Ministria.

Dy viktimat janë regjistruar në Korçë dhe Mirditë, ku në total numri i personave që kanë humbur këtë betejë ka shkuar 240.

"Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 pacientë, një 61 vjeçar nga Korrca dhe një 83 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve", thuhet në njoftim. Një shifër optimiste është ajo e të shëruarve. Mësohet se 24 orët e fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4096, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Situata e personave që kanë pasur pasoja të rënda nga COVID-i nuk ka ndryshuar.

"Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse", njofton Ministria.

Njoftimi i tyre përfundon me apelin për të respektuar protokollet e sigurisë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.  Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve", përfundon njoftimi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.

COVID-19 – Statistika (21  Gusht 2020)
Testime totale 54435
Raste pozitive 8119
Raste të shëruara 4096
Raste Aktive 3783
Humbje jete 240 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 10, Lezhë 7, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1947
Durrës 489
Shkodër 302
Fier 177
Lezhë 157
Korçë 165
Vlorë 146
Kukës 123
Elbasan 118
Berat 70
Gjirokastër 45
Dibër 44

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Prej 3 ditësh në intubim, COVID-i i merr jetën këngëtares së njohur nga Fieri

1598039899_rajnitapupi.jpeg

COVID-i i mori jetën këngëtares së njohur nga Fieri, Rainita Pupi. Ajo ishte prej 3 ditësh në gjendje të rëndë e intubuar në një nga spitalet COVID në kryeqytet. Pupi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 52-vjeçare, pas një beteje rreth 4 javore nga momenti kur u infektua me koronavirus. Artistja njihej nga të gjithë për karakterin e saj të dashur dhe buzëqeshjen e ëmbël. Ajo ka lënë një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik. Kohët e fundit familjarët e saj edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar jashtë vendit.

Ora 15:46
I shtruar te infektivi, deputeti i Partisë Socialiste po trajtohet me oksigjen

Prej disa ditësh në spitalin infektiv të Tiranës i shtruar është edhe deputeti i Partisë Socialiste Edmond Leka.

Burime bëjnë me dije se deputeti nuk është në gjendje të mirë, pasi është duke u trajtuar me oksigjen. Pak ditë më parë ai është konfirmuar me koronavirus, ndërsa nuk ka mundur ta përballojë në kushte shtëpie pandeminë.

Edhe më herët janë konfirmuar deputetë të tjerë të cilat janë prekur me COVID-19.

1598017855_edmondleka.jpg

Deputeti Edmond Leka
B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës