Ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në intubim 15-vjeçari i cili më datë 25 nëntor u plagos me thikë në zemër nga një 14-vjeçar me inicialet M.K., në qytetin e Durrësit.
I mituri Erjon Boba është transportuar ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për ndihmë më të specializuar, por ka ndërruar jetë ditën e sotme në reaminacionin qëndror,
Më 27 nëntor Gjykata e Durrësit konfirmoi masën e arrestit me burg për autorin 14-vjeçar me inicialet M.K..
15-vjeçari u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.
Burimet policore thanë se sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjecar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë.
Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Komente









Te rrije ne burg sa te mbushe moshen pastaj ti behet gjyqi dhe te denohet maksimalisht sepse ndryshe nuk ndalohet krimi te adoleshentet duhen bere shembuj
Përgjigju