168 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orët e fundit, ja sa qytetar fituan betejën

168 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vend. Në total janë kryer 878 testime, ndërsa lajmi i mirë është se betejen me COVID-19 e kanë fituar 102 persona, duke e çuar në total numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 4633.

Fatkeqësisht në 24 orë kanë humbur jetën katër persona, një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar  nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.  Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, në dy spitalet COVID po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (26 Gusht 2020)

Testime totale 58752

Raste pozitive 8927

Raste të shëruara 4633

Raste Aktive 4031

Humbje jete 263 (Qarku Tiranë 124, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13,  Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          2037

Durrës              518

Shkodër             298

Fier                      173

Lezhë                    190

Korçë                    201

Vlorë                     143

Kukës                    139

Elbasan             149

Berat                       80

Gjirokastër         50

Dibër                        53

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Koronavirusi mbyll bibliotekën e Durrësit, ISHP u merr tamponët të gjithë punonjësve

Biblioteka e qytetit të Durrësit është mbyllur për shkak se një punonjëse është prekur nga koronavirusi.

Menjëherë pas lajmit për të infektuar autoritetet kanë ndërhyrë duke iu marrë tamponin të gjithë punonjësve. Deri më tani nuk dihen përgjigjet e këtyre tamponëve të marra nga Instituti i Shëndetit Publik, por masat po.

Si pasojë e rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë biblioteka do të qëndrojë e mbyllur.

Ora 11:20
Infektohet me COVID zyrtari i policisë në Librazhd dhe dy efektivë në Elbasan

TIRANE-Një nga drejtuesit e komisariatit të policisë së Librazhdit dhe dy në Elbasan janë infektuar me COVID. Report Tv mëson se pas simptomave, zyrtari i policisë në komisariatin e Librazhdit ka bërë tamponin dhe ka rezultuar i prekur me COVID.

Gjithashtu edhe në drejtorinë e policisë së Elbasanit janë prekur me COVID dy efektivë. Më parë në drejtorinë e policisë së Elbasanit kanë qenë tetë efektivë të infektuar, të cilët janë shëruar.  

Ora 09:28
COVID-i merr jetën e një tjetër heroi me bluzë të bardhë! Bino: Na fal Vili që s'të shpëtuam dot

TIRANË- Koronavirusi merr një tjetër jetë nga heronjtë me bluzat e bardha. Epidemiologu, Vislon Topulli nuk mundi që të triumfonte në betejën me COVID-19, dhe pse gjatë karrierës së tij është dashur që të përballej dhe shumë viruse të rrezikshme.

Prej datës 11 gusht ai ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. Topulli vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet dhe hipertension. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta në moshën 73-vjeçare dha Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, e cila në një shkrim të gjatë, ka përshkruar se si e ka njohur Topullin.

"Kjo pandemi na mori sot kolegun  tone te palodhur Vilin , Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemise se Koleres ne vitin 1994. Me pas punova perreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte cdo skute ne Shqiperi e njihte vendin dhe kedo qe punonte ne shendet publik. Nje njeri i palodhur.  Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte fillluar punen qysh 19 vjec. Njeriu qe kishte punuar per kontrollin e Antraksit e njihte cdo gje rreth tij, qe kishte punuar me cdo epidemi dhe kotnroll te saj ne ISHP. Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne cdo veprim e pune tonen nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punes per certifikimin e Shqiperise si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shperthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme. Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante cdo detaj ne fletore. Ne nje nga  shenimet qe shkruante gjeta:  Po nisem urgjentisht ne Korce me Tan Ulqinakun dhe me Irisin per nje rast vdekjeje te nje te riu 28 vjec nga nje pneumoni virale. Ishte i palodhur ishte ndihma e cdo epidemiologu te ri e te vjeter. Ishte epidemiolog i mirefillte i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merte jeten. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtem e nuk te shpetuam dot. Te qofte i lehte dheu kolegu  jone i mire. Ngushellime femijeve te tu te mrekullueshem Herionit qe u perpoq ne cdo cast keto jave dhe per te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilen ishe aq i lidhur e ajo me ty", shkruan Bino.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin