Familjarët e 16-vjeçare së infektuar nga Berati kanë rezultuar negativ pas bërjes së tamponit, po ashtu edhe stafi mjekësor që u kujdes për të në Urgjencën e Beratit, ku u paraqit me simptoma kolle dhe temperaturë.
Rasti i një 16-vjeçare të infektuar me COVID-19 ditën e djeshme po hetohet nga epidemiologët pasi sipas saj ajo nuk ka dalë dhe nuk ka pasur kontakte, ndërsa para dy muajsh ka takuar kushërinjtë nga Greqia.
16-vjecarja ka pasur temperaturë dhe kollë dhe para tre ditësh u paraqit në urgjencën e spitalit rajonal Berat , ku me pas iu mor tamponi dhe rezultoi me covid-19. Aktualisht ajo është izoluar në banesën e saj dhe ndodhet në gjendje të mirë.

Fshati Kostren ku banon 16-vjeçarja
Lajmi kryesor:
28 viktima/14 raste të reja me COVID, zgjerohet harta e nxehtë në Krujë dhe burgun 313-të, 7 të shëruar në Shkodër (VIDEO)











