Prej tyre 123 kanë përfunduar me plagosje të lehta, 37 me plagosje të rënda dhe në 11 raste me humbje jete.
Për personat që lëvizin me biçikletë, mungesa e korsive për pedalim është po aq problem sa edhe kultura e njerëzve për të respektuar korsinë e tyre.
“Ka shumë lëvizje, shumë makina, shumë njerëz dhe në disa rrugë mungojnë edhe korsitë.Trafiku është i madh dhe nuk di ku ta mbash mendjen. Për siguri kam kaluar në trotuar, por edhe aty ka shumë njerëz, ndaj vetëm korsia mungon.”, thotë një pedalues.
Po edhe atëherë kur korsitë janë, një tjetër problem vështirëson pedalimin.
“Janë njerëzit të papërgjegjshëm që ecin tek korsitë e biçikletave”, u shpreh një pedalues.
Aksidenti më i fundit u shënua një javë më parë kur një 60 vjeçar që udhëtonte me biçikletë u përplas nga një kamion tek zona e Brrylit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com