Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në datë 18 maj, dy muaj pas mbylljes së institucioneve kulturore do të hapen të gjithë muzetë publikë, monumentet, si dhe sitet arkeologjike në varësi të Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që Bunk'Art 1 dhe 2 janë hapur prej datës 8 maj, referuar e-Albania-s për hapjen e muzeve.
Vizitorët vendas edhe të huaj do të respektojnë rregullat e distancimit, sipas orareve të përcaktuar për zonat e gjelbra edhe të kuqe.
Në zonat e gjelbra nga e hëna në të premte institucionet do të jenë hapur nga e hëna në të premte në orën 10.00 deri në orën 17.00
Ndërsa, në fundjavë nga ora 9.00 deri në orën 18.00.
Për të gjitha zonat e kuqe muzetë edhe sitet do të jenë hapur vetëm nga e hëna në të shtunë në orën 10.00 deri në orën 16.00.
Institucionet ë kulturës janë mbyllur në datë 11mars 2020 për shkak të COVID 19. Ndërsa, nga 1 janari i këtij viti nuk vizitohen më me vetëm me 1 euro. Ministria e Kulturës ka miratuar ndryshimin e çmimeve të biletave, që ndahen në bileta individuale edhe bileta në grup, të cilat kanë pësuar një rritje të ndjeshme deri në dyfishim të çmimit, qoftë për muzetë, për kalatë e parqet në rrethe. Nëse i referohemi vetëm Muzeut Historik Kombëtar, bileta individuale është rritur nga 200 lekë në 500 lekë. Ndërsa, bileta në grup nga 100 në 300 lekë.
Të gjithë vizitorët përfitojnë hyrje falas gjatë festave kombëtare e ditëve kushtuar trashëgimisë kulturore. Hyrje falas përfitojnë fëmijët deri në moshën 12-vjeçare, ish-të përndjekurit politikë, veteranët e luftës, studiuesit apo studentët që kryejnë ekspedita mësimore, guidat etj. Ndërsa, e diela e fundit e çdo muaji është falas. Humbjet në kulturë për shkak të të ardhurave nga biletat sipas ministres së Kulturës Elva Margariti deri më tani është 29 mln lekë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Yllka Gjikopulli: Modernizimi i Muzeve në Shqipëri, Investimet dhe Sfida për qëndrueshmërinë e tyre
23 Janar, 07:08
-
I njëjti produkt në Shqipëri më shtrenjtë se në Itali, ekspertja e Ekonomisë në Report Tv: Tregtarët abuzojnë me çmimet, duhen kontrolle nga shteti
9 Dhjetor 2024, 13:29
-
Dyfish më të larta çmimet në Shqipëri sesa Itali! Blogerat italianë tregojnë sa shpenzuan për të njëjtat produkte në të dy shtetet, këtu paguan 7 euro më shumë (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 12:09
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor 2024, 17:25
-
Çmimet e qumështit dhe kosit në Kosovë 2 herë më të ulta sesa në Shqipëri
28 Tetor 2024, 09:40
-
Po shitet më pak...por shtrenjtimi s’ndalet! Rriten me 16% çmimet e apartamenteve në Shqipëri! Tirana, më e “kripura”
10 Shtator 2024, 15:36
-
'Nuk kishim vizituar asnjëherë tunele ushtarake!' Tre të rinj nga Holanda tregojnë eksperiencën unike në Kukës
5 Shtator 2024, 09:36
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht 2024, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik 2024, 09:28
-
Në 3 muaj emigrantët sollën në Shqipëri 242 mln €! Qytetarët: Ata na mbajnë gjallë, ku i dilet ndryshe
11 Qershor 2024, 15:50
-
‘Happy Valley’ dhe ‘Top Boy’ dominojnë në çmimet BAFTA 2024
13 Maj 2024, 14:21
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj 2024, 20:09