Bien në sy rikandidimi i dy ish-ministrave të Drejtësisë, Nasip Naço dhe Ylli Manjani, ky i fundit i shkarkuar pak muaj më parë pas kritikave të ashpra në adresë të disa prej kolegëve të tij në qeveri, por edhe vetë kryeministrit Edi Rama.
Emri i Manjanit konfirmohet për Shqiptarja.com nga burime pranë LSI-së. Ndërkohë, Nasip Naço do kryesojë listën e deputetëve në qarkun e Beratit, aty ku edhe u zgjodh deputet 4 vite më parë.
Në listën e kandidatëve rikonfirmohet edhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto i cili do të kandidojë i dyti në listën e qarkut të Elbasanit, ndërsa do të jetë Monika Kryemadhi ajo që do t'i kryesojë kandidatët në këtë qark.
Para mbledhjes së kryesisë pati një takim të ngushtë mes Ilir Metës dhe Luan Ramës e Petrit Vasilit.
Lista e kandidatëve të deputetëve të LSI do t'i përcillen nesër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pikërisht në afatin e fundit të dorëzimit të tyre.
Lista e kandidatëve të LSI
Qarku Elbasan
1. Monika Kryemadhi
2. Edmond Haxhinasto
3. Dashamir Xhika
Qarku Berat
1.Nasip Naço
2.Gledjon Rehovica
3.Silva Caka
Qarku Korçë
Edmond Panariti
Qarku Dibër
Përparim Spahiu
Qarku Vlorë
1.Shezai Rrokaj
2.Sokol Dervishaj
Gjirokastër
1.Vangjel Tavo
2.Ediola Braho
3.Entela Brahimi
4.Gjergji Petro
5.Freskida Cako
Shkodër
1.Agron Çela
2.Dritan Ylli
Lezhë
1.Ylli Manjani
2.Viktor Tushaj
Durrës
Lefter Koka
Fier
1.Petrit Vasili
2.Erisa Xhixho
Qarku Kukës
Silvi Beçaj
Meta: Lista nuk është mbyllur, do futet kush ka dëshirë
"Në lista do futen të gjithë ata që kanë dëshirë. Listat nuk janë mbyllur ende".
Kështu u shpreh kryetari i LSI, Ilir Meta pas mbledhjes së kryesisë ku u miratua lista paraprake për kandidatët në zgjedhjet e 18 qershori.
Meta tha se diskutimet do të vijojnë dhe në lista do të futet kushdo ka dëshirë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com