180 kilogramë marihuanë në netët e Vitit të Ri

(4/1/2001)Ka qënë një stuhi e vërtetë, lufta kundër drogës 2 ditët e fundit të vitit që shkoi në Prefekturën e Fierit. Pëveçse kapjes së 2 kilogram heroinë e pastër, është bërë e mundur edhe sekuestrimi i rreth 180 kilogram hashashi i përpunuar. Spektakël i vërtetë ka qënë operacioni i agjentëve antidrogë në këtë Drejtori policore, natën e 31 Dhjetorit. Pikërsisht në momentin që tavolina e festës ishte shtruar, në banesën e 70 vjeçarit Servet Sefi në fshatin Margëllic të Patosit, policia i ka kapur atij 86 pako marihuanë e presarur në formë çokollate. Bëhet fjalë për më shumë se 20 kilogramë drogë në gjendje përdorimi. Sipas rrëfimit të 70 vjeçarit në polici, ai pretendon se "mallin" e kishte gjetur në rrugë. Por historitë e drogës në Fier gjatë 3 ditëve të fundit për vitin 2001, nuk kanë të sosur. Ka qënë një grindje e shkarë në rrahje dhe më pas në nxjerje armësh mes 2 kushërinjve të parë në fshatin Cakran, që ka bërë policinë të zbulojë 93 kilogram të tjerë hashash. Dy djem xhaxhallarësh, Gramoz dhe Agron Memaj, i kanë shpallur luftë njëri tjetrit më 29 Dhjetor për çështje pronësie. Pasi zënka ka rrezikuar të përfundojë në një betejë me armë, është lajmëruar me telefon komisariati i Policisë së Fierit. Ditën tjetër, rreth orës 19.00 të mbrëmjes, forcat policore kanë bastisur shtëpitë e 2 të rinjve. Ndërsa Gramozi nuk është gjetur në banesë, kushëriri i parë i tij Agroni jo vetëm që ka rënë në pranga por pas kontrollit në shtëpi i janë kapur 18 thasë plasmasi me hashash, i gjithi i presuar. Pas peshimit që i kanë bërë "mallit" agjentët e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Fierit, rezultoi se ishin plotë 93 kilogram në gjendje përdorimi.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…