19 vite nga zhdukja e 35-vjeçarit, SHPRESË për familjarët që e dinin të vdekur pasi iu bashku UÇK-së

19 vite nga zhdukja e 35-vjeçarit, SHPRESË për familjarët që e dinin të vdekur pasi iu bashku UÇK-së

Xhelil Osmani

TIRANE- Minutat e fundit në ’’Pa gjurmë’’, në mbyllje të emisionit këtë të enjte ndryshuan 360 gradë historinë e zhdukjes së shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Xhelil Osmanit. Ai mori rrugën me këmbë për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Gostivar, pasi kishte qenë mysafir për afro 5 ditë tek shoku i tij Naim Muça, në Peshkopi. Informacione që erdhën pak para mbylljes së emisionit, hedhin poshtë pistën se mund të jetë vrarë, pasi iu bashku UCK-së në vitin 2001 në Maqedoninë e Veriut, (dyshim që kanë familjarët), pasi disa emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi pretendojnë ta kenë parë Xhelilin, fillimisht në Volos dhe më pas në ishullin San Torini. Këto informacione përputhen edhe me faktin se një prej dëshmitarëve, sqaroi për ’’Pa gjurmë’’ se 35-vjeçarin e ka parë shpesh të pinte kafe tek i njëjti bar, madje me bindje se i riu i cili i ka pohuar se është nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, punonte në një restorant dhe së fundmi i kishte shprehur dëshirën se donte të lëvizte nga San Torini për në Bordo të Francës.

I njëjti dëshmitar i tha gazetarëve në "Pa gjurmë’’ se në San Torini Xhelili ka tre muaj që punon, duke pasur kontakte edhe me shqiptarë të tjerë aty.  Stafi ’’Pa gjurmë’’ ka nisur tashmë verifikimet mbi vërtetësinë e këtyrë informacioneve, jo pak të rëndësishme, pasi për herë të parë familja Osmani nga Maqedonia e Veriut, përballet me këto dëshmi 19 vite pas nga zhdukja e djalit të tyre. Xhelil Osmani humbi gjurmët në vitin 2001, ndërsa nëna e tij Lirie Osmani, e ftuar në emisionin ’’Pa gjurmë’’ rrëfeu si u mësua nga familja largimi i Xhelilit, nga Peshkopia e Shqipërisë ku ishte mysafir dhe më pas nisja me këmbë në fshatin Duf, pranë Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.

"Naim Muça ishte mik i familjes sonë. Ky person na tha do ta çoj në Greqi djalin, por unë nuk e lashë. Ai erdhi tek ne dhe qëndroi dy ditë. Djali më tha se donte të shkonte tek Naimi në Peshkopi për të vizituar Shqipërinë. Djalin im nuk kishte as letërnjoftim. Djali shkoi mysafir atje dhe qëndroi afro një javë. Ku mbërritën Naimi na tha se mbërritëm shëndosh e mirë, por zërin e djalit nuk e dëgjova. Prit se po vjen, Xhelili nuk erdhi. Brenda 10 ditëve Naimi më mori në telefon dhe më tha nëse kishte mbërritur Xhelili në shtëpi. Ai na tha se Xhelili kishte marrë rrugën me këmbë në Bjeshkë, atje ku sipas Naimit ka kërkuar ujë tek një familje. Në Peshkopi e dinë krejt që djali ynë është i humbur. Ai edhe në Gjermani po të donte e merrte me këmbë rrugën."-tha nëna e Xhelilit.

Gjatë kohës që ai ka qëndroi atje nuk ka komunikuar me asnjë nga të afërmit. "Ai dëshironte të ishte pjesë e UÇK-së në Maqedoni. Shkova tek Shtabi në Tetovë dhe në listë me emrin e djalit nuk figuronte askush. Pas tre javësh në Shkup na thanë se djali është shëndoshë e mirë, pjesë e strukturave të ushtrisë, por nuk na treguan se ku. Nuk kam asnjë lajm pas kësaj. Dua të di ku e kam djalin a komandant është, a kryetar shteti të bëhet, ta di që është gjallë. Më thanë për tu takuar me Fazlli Veliun. Unë e takova dhe shkova në Gostivar, 7 vite më parë. Më kërkoi një nënshkrim për ta çuar në Hagë, rastin. Unë kisha parë më parë në një CD fotot, ku ishte Xhelili ne rresht me ushtarët e tjerë të UÇK-së. Unë kam dyshimin se dikush e mban peng" tregon nëna e tij.

Ardhja e informacioneve të para pas 19 vite mungesë, kthen në pikën zero ku humbi gjurmët Xhelili, asokohe një 17-vjeçar. Duke ngritur kështu edhe alibinë, se pasi ndryshoi mendje papritur, mund të ketë marrë drejtimin drejt tokës helene.

Lidhur kjo edhe me faktin se kalimi i kufirit nga Maqedonia drejt Greqisë ishte një rrugë e rrahur jo pak nga shqiptarët, që emigruan drejt tokës helene që prej viteve 90. Rrugë e cila dyshohet se mund të jetë përdorur me shumë gjasa edhe nga Xhelili, i cili pasi ka ndryshuar mendje për t'u kthyer në banesën e tij në Gostivar ka marrë drejtimin për në Greqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë