1921/ Rezoluta e Komitetit Qendror të Lidhjes për të Drejtat e Njeriut drejtuar Lidhjes së Kombeve që të merrte përgjegjësitë e saj për të mbojtur Shqipërinë

1921/ Rezoluta e Komitetit Qendror të Lidhjes për të Drejtat e Njeriut drejtuar Lidhjes së Kombeve që të merrte përgjegjësitë e saj për të mbojtur Shqipërinë

Mit’hat Frashëri

“Les Cahiers des droits de l’homme” ka botuar, më 10 korrik (faqe n° 19) dhe 25 gusht (faqe n° 24) 1921, dy shkrime në lidhje me ndërhyrjen e Komitetit Qendror të Lidhjes për të Drejtat e Njeriut pranë Lidhjes së Kombeve për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe falenderimin e Mit’hat Frashërit për këtë veprim, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Për Shqipërinë

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Komiteti Qendror konstatoi, nëpërmjet përshtypjeve që pati z. J. Godart gjatë udhëtimit të tij, vështirësitë me të cilat po përballet aktualisht Shqipëria.

E kërcënuar nga ndërhyrjet e Jugosllavisë dhe Greqisë, ajo, në bazë të artikullit XV të Paktit, iu drejtua Lidhjes së Kombeve. Kjo e fundit u tërhoq me pretekstin se është Konferenca e Ambasadorëve ajo që “vendos” për këtë çështje.

Nga njëra anë, fakti është i pasaktë; për më tepër, çështja nuk është përgjegjësi e Konferencës së Ambasadorëve, por e Lidhjes së Kombeve.

Me të drejtë, Komiteti Qendror i Lidhjes për të Drejtat e Njeriut, në seancën e tij të 27 qershorit, votoi njëzëri rezolutën e mëposhtme :

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Lidhja për të Drejtat e Njeriut,

Me keqardhje konstaton që Këshilli i Lidhjes së Kombeve i është nënshtruar Konferencës së Ambasadorëve dhe, përdor metodat e vjetra të diplomacisë për të zgjidhur fatin e Shqipërisë, duke hequr dorë kështu nga të drejtat dhe detyrat e tij;

Vë në dukje dërgimin e Shqipërisë, anëtare e Lidhjes së Kombeve, përpara një konference, ku ajo nuk është e përfaqësuar dhe ku vendoset me dyer të mbylluara, dhe kjo përbën një mohim të vërtetë drejtësie;

Tërheq vëmendjen e Lidhjes së Kombeve për përgjegjësinë që ka marrë duke refuzuar për të diskutuar problemet serioze që prekin një nga anëtarët e saj dhe duke e lënë atë në rrezik ndaj lakmive territoriale të fqinjëve të saj. (27 qershor)”

Korrespondencë

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Lexuesit tanë kujtohen se, në seancën e 27 qershorit 1921, Komiteti Qendror, me propozimin e z. Godart, votoi unanimisht një rezolutë proteste në favor të Shqipërisë. (Shih Cahiers 1921, faqet 306 dhe 349). Me këtë rast, M. Frashëri, presidenti i delegacionit shqiptar, i dërgoi z. Henri Guernut, sekretarit të përgjithshëm të lidhjes, letrën e mëposhtme :

“Z. Sekretari i përgjithshëm, Kam lexuar në gazeta agjendën (rezolutën) e votuar nga Komiteti Qendror i Lidhjes për të Drejtat e Njeriut në favor të Shqipërisë, kërkesën e të cilës Këshilli i Lidhjes së Kombeve nuk pranoi të vendosë drejtësi.

Shqiptarët, në përgjithësi, dhe unë, në veçanti, kujtojmë se Lidhja për të Drejtat e Njeriut ishte e para që e ngriti zërin për të drejtat e Shqipërisë, dhe unë jam i lumtur t’ju shpreh edhe një herë ndjenjat e mia të mirënjohjes, duke ju kërkuar që të jeni interpretuesi i këtyre ndjenjave pranë anëtarëvë të Komitetit Qendror.

Ju lutem pranoni, Zoti Sekretar i përgjithshëm, sigurinë e konsideratës time më të lartë.” Presidenti i Delegacionit Shqiptar : Z. Frashëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra