‘2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me IA’, Karçanaj:  Gati moduli për transpozimin e direktivave të BE-së! Vitin tjetër asistent virtual në e-albania

TIRANË - Shqipëria ka bërë progres sa i takon pastrimit të parave, ndërkohë Inteligjenca Artificiale tashmë është integruar dhe ka analizuar mbi 2 miliardë transaksione të fiskalizuara

Shifrat u bënë publike nga Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj në konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, në të cilin ishte pjesëmarrës dhe kryeministri Rama, si dhe ministri Blendi Gonxhja.

Ndër të tjera në fjalën e saj ajo tha se në fillimin e 2025, në platformën e-albania do të jetë gati asistenti virtual 3.0 për shërbimet e qytetarëve dhe bizneseve. Më tej ajo theksoi se gati është moduli për transpozimin e direktivave të BE-së me anë të Inteligjencës Artificiale.

'Teknologjia është për ti bërë gjërat më të lehta për qytetarët. Falë digjitalizimit qeveria mund të japi atë çka ka premtuar. Askush nuk kishte menduar që IA do përdoret për të dhënat e fiskalizimi, që do përshpejtonte integrimin e një vendi në BE. Këto janë disa nga projektet e qeverisë për digjitalizimin. Janë 1 mln transaksione me këtë asistent. Do kemi versionin 2.0 që do vijë me zë dhe figurë. Në vitin tjetër kur e-albania të jetë live do kemi asistentin virtual 3.0, që do jap shërbime direkt pro aktive. 2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me AI. Kemi gati modulin e integrimit që do të bëjë të mundur transpozimin e të gjitha direktivave dhe rregulloreve të BE-së

Kemi 3.2 mln përdorues në platformën e albania. 2.5 mln. shërbime elektronike. 18 mln euro të kursyera nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve. Projekt ambicioz është krijimi  i sistemit modern të prokurimeve me AI dhe Machine Learning me transparancë. Do transformohet shërbimi i bashkive ndaj qytetarëve. E kemi shumë të madhe ambicien. Partneritete me organizata botërore, Open AI, Microsoft kanë qenë krah nesh. Kanë dhënë shembuj të përdorimit etik dhe të përgjegjshëm, por kemi të qartë se duhet bërë më shumë. Duhet të kemi vizion. Duhet qasje bashkëpunuese. Kjo konferencë do na bëjë të jemi më të qartë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin me shembuj praktik.'

 

Shifrat e AKSHI-t
2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me AI
3.2 milionë përdorues në platformën e-albania
45 milionë shërbime elektronike
38 milionë dokumente me vulë elektronike
18 milionë euro të kursyera nga xhepat e qytetarëve e bizneseve.

Lajmi ne perditesim...


Lajmi kryesor:

'Gati marrëveshja me Emiratet për transformimin e shtypshkronjave të letrave me vlerë', Rama: IA do monitorojë gjithçka ndodh nëpër rrugë! Policia do bëhet e padukshme


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg