2- mujori: MF, të ardhurat llogariten 52.570 milionë lekë


 Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti llogariten 52.570 milionë lekë. Sipas raportit paraprak të ministrisë së Financave mbi treguesit fiskale, të ardhurat e mbledhura përbëjnë 13 % të totalit të të ardhurave të planifikuara për t'u mbledhur përgjatë 2015-ës.
Gjatë këtij viti qeveria planifikon të mbledhë 414.470 milionë lekë në buxhet. Të ardhurat e mbledhura për këtë periudhë rezultojnë 173 milionë lekë më të larta se sa në 2-mujorin e parë të vitit 2014, periudhë në të cilën u mblodhën 52.397 milionë lekë.
Ndërkohë totali i shpenzimeve për 2 mujorin llogaritet 57.244 milionë lekë, dukë bërë që defiçiti për këtë periudhë të shkojë në 4.674 milionë lekë./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti