TIRANË- Seanca plenare e kësaj të mërkure, përtej debateve politike, tërhoqi një vëmendje shumë të madhe të kjo për shkak të deklaratës së kryeministrit Edi Rama se brenda vitit do të çojmë në orbitë dy satelitë, 'Albania 1' dhe 'Albania 2'. Një deklaratë e tillë është komentuar edhe nga të ftuarit në ‘Repolitix’ në Report Tv, të cilët kanë pasur qëndrime të ndryshme.
Ish-deputeti, Artur Roshi tha se Rama po tenton që të hiqet si anëtar i NASA-s dhe se nuk do bëjë gjë veçse të marrë paratë e shqiptarëve.
“Do marrë paratë tona dhe do na thotë shi po coj satelitë, i duket vetja si anëtarë i NASA-s”, tha Roshi.
Edhe Ibsen Elezi ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, tha se mënyra sesi Rama e komunikoi sot nuk duket aspak serioze.
“Deklarata e hedh si shashkë, nuk është serioze”, tha Elezi.
Nuk kanë qenë të këtij mendim avokati Idajet Beqiri dhe gazetari Flogert Muça. Ky i fundit tha se me shumë gjasa Rama i ka siguruar në vizitën në shkollën ushtarake në SHBA. Nga ana tjetër, avokati e ka vlerësuar si një gjë shumë serioze, prej së cilës do të kemi shumë fitime.
“E vlerësoj serioze dhe jam i bindur se nuk është vetëm e Ramës apo e qeverisë së tij, po kontrolli i territorit në Shqipëri është interes shqiptar, por edhe i atyre që kanë interesa të veta në Shqipëri, si SHBA dhe NATO, mund të jetë në kuadër të NATO po me flamur shqiptar, do jenë fitime të jashtëzakonshme”, tha Beqiri.
“Të mos bëj fallxhorin, por Rama i ka siguruar në SHBA, kur ka qenë në vizitën te shkolla ushtarake”, tha Muça.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.1%
-
Të gabuar
19.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Rama takohet me Vjosa Osmani, në selinë e BE në New York! I pranishëm dhe Joseph Borrell
26 Shtator, 16:27
-
Replika për dënimin me 1 vit burg të Salianjit!/ Rama: Drejtësia më në fund jashtë duarve të politikës! Bardhi: Frikacak, keqpërdore gjykatën! Kryeministri: Mezi prite ta heqësh qafe shokun shpifës
26 Shtator, 16:19
-
Alban Daci: Shpesh nuk jemi kundër Ramës, por për shkak të ideve që ai ka!
26 Shtator, 13:52
-
Dosja 'Partizani' drejt gjykimit/ Kulluri: Jemi 500 vjet pronarë në Dukat të Vlorës, nuk kemi marrë gjë! Këta me 120 m2 u bënë milionerë
25 Shtator, 22:17
-
Shteti bektashi/ Kulluri: Rama bëri faull, fyeu dhe njerëzit e ditur! Nesturi: Debati duhet të bëhet qetë! Alibali: Kjo ide vdiq sapo lindi
25 Shtator, 21:39
-
Rama në SHBA, merr pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste
25 Shtator, 21:31
-
Mero Baze: Çfarë kërkojnë bektashinjtë, çfarë promovon Rama dhe çfarë fantazojnë shqiptarët
25 Shtator, 20:22
-
‘Shteti Bektashi’, eksperti i gjeopolitikës: Rama të sqarojë kornizën ligjore, cenohet Kushtetuta
25 Shtator, 18:54
-
‘Shteti Bektashi’, Rama nga SHBA: Do e votojmë konform Kushtetutës! Janë si komunitet jetim, thesar që s’do e lëmë të tretet
25 Shtator, 15:37
-
Zbulohet një varrezë historike e periudhës helenistike në Shënmri, Rama: Vlerë e shtuar e trashëgimisë kulturore
25 Shtator, 14:20
-
Plani i Ramës për një shtet Bektashi, BE për Report Tv: S’kemi komente në këtë fazë, mbështesim tolerancën dhe dialogun ndërfetar, s’kemi kompetenca
25 Shtator, 13:07
-
Ilir Yzeiri: Bektashinjtë, shteti dhe delirantët e patriotizmës së akshamit
25 Shtator, 12:11
Houston, imamo problem! Dokumentar shume i bukur.
PërgjigjuI lutem rames te dergoj edhe 6 satelitete tjere 2 per gjermanine 2 per zvicren dhe 2 per italine meqenese po vdesin per buken e gojes edhe ne i kane mundesite tona ekonomike
Përgjigju