DURRES- Policia e Durrësit ka zbardhur një sërë vjedhjesh në qytetin e Durrësit, si dhe ka vënë në pranga dy autorët. Të arrestuarit janë dy të rinj, Edmond Pjetri 18 vjeç dhe Erjon Ferra 19 vjeç. Ata akuzohen se përgjatë periudhës janar-mars 2014, kanë realizuar vjedhje me thyerje të të paktën 7 dyqaneve e banesave në lagjet 16, 17 dhe 14 të Durrësit. Sipas policisë të rinjtë më 28 janar në lagjen 17 kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.M. në të cilin kanë përvetësuar produkte ushqimore e cigare. Më datë 11 shkurt në lagjen 14 vodhën dyqanin e shtetasit F.H. në të cilin kanë vjedhur 60 artikuj veshmbathje.
Më 4 mars vodhën dyqanin e shtetasit A.K. në lagjen 16, ku morën artikuj ushqimorë me vlerë 6 000 lekë. Më 21 mars vodhën banesën e shtetasit B.K. në lagjen 17, në të cilën kanë marrë një televizor. Më 25 mars vodhën magazinën e F.S. në lagjen 16, ku morën një motoçikletë. Një ditë më vonë dy të rinjtë vodhën lokalin e shtetasit B.K. në lagjen 17, ku morën një televizor dhe një ekspres kafeje dhe më 26 mars kanë vjedhur banesën e shtetasit F.M. në lagjen 14, në të cilën kanë marrë produkte të ndryshme ushqimore.
Shkrimi u publikua sot (28.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com