20 refugjatë mashtrohen nga taksisti/ U mori 700 Euro për Shkodër i la në Vlorë! Përlotet 19-vjeçarja e ndarë nga prindërit (VIDEO)

VLORË  - 20 persona nga Afganistani, të cilët kishin një javë që qëndronin në Tiranë, janë mashtruar nga një taksist, të cilit i kërkuan t'i çonte në Shkodër, por duke shfrytëzuar faktin që nuk e njohin vendin tonë, taksisti i ka çuar në Novoselë në autostradën Fier-Vlorë. Për këtë udhëtim taksisti u ka marrë 700 euro.

"Kemi paguar lekët, dhe tani nuk kam qumësht për fëmijën, është shumë e vështirë për mua. Këpucët i kemi të lagura, bie shi, jemi me fëmijë", thotë një grua me foshnjën e saj e mbetur në mes të katër rrugëve.

"700 euro kemi paguar. Kemi ardhur për një jetë më të mirë. Unë jam 19 vjec, më quajnë Melika jam e vetme, pa familjen time. Jam e frikësuar këtu. Nëna më mbeti në Iran, babai dhe vëllai janë në Greqi. Nuk kemi për të ngrënë", thotë një vajzë 19-vjeçare, teksa e pyetur përse u nda me familjen, përlotet dhe thotë: Për një jetë më të mirë.

"Jam nga Afganistani. Jemi rreth 20 veta, 4 janë fëmijë. Kemi një javë në Tiranë. Ne do të shkonim në Shkodër. Shoferi i taksisë na kërkoi 700 euro për në Shkodër. Tani jemi këtu, dhe nuk e dimë ku do të shkojmë. Ne duam të ikim në Bosnje, Serbi, Itali, Gjermani, ku të jetë. Në vendin tonë luftohet, ka luftë, ishim të pasigurt. Jam këtu me gjithë familjen time, fëmijët, gruan, motrën", tha një person nga Afganistani.

Afganët janë dërguar në komisariat ndërsa si destinacion final kanë pasur një nga vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa nuk dihet sesi kanë arritur që të futen në territorin shqiptar.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 29/02/2020 16:00

    No koment!

    Përgjigju
  • Taksist maskara: 29/02/2020 14:08

    Keta refugjate jane si ne dikur, edhe ky taksisti ua punon keshtu? Maskara njeri. Ishalla e gjejne dhe e fusin ne burg, edhe keta nuk i kthejne se paskan sakrifikuar me kalamaj. Shume dhimbje.

    Përgjigju
    • Aqif Cala: 01/03/2020 18:52

      Shum e dhimbeshme perte mashtruarit dhe e turpshme per taksistin.

  • xXx: 29/02/2020 13:16

    Ore dythundrak qe komentoni,nese taksisti i ka lene ne Vlore nuk duhet qe te jete detyrimisht vlonjat...Problemi me i madh eshte se ju veshtullor keni dhe te drejten e votes...

    Përgjigju
  • Kavajsi: 29/02/2020 10:57

    Fundrrina vlonjate

    Përgjigju
  • Shqipja: 29/02/2020 06:00

    ilace i befsh ato lek o zot mun ne familjen tende...

    Përgjigju
  • Bepi: 29/02/2020 04:01

    Vlojat te degjenerum te pa BES e harrun ata se ala jena rrefugjat ala

    Përgjigju
  • Renato Renato: 28/02/2020 22:08

    Ta shperblefte zoti kete qe ju ke bere taksiste i neveritur , po te isha informuar me pare , ju kthjeja dhe leket qe i ka mare taksisti -------------- .

    Përgjigju
  • Bestrove: 28/02/2020 21:40

    Vlonjate qelbesire

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 28/02/2020 21:25

    O takiszhi nga te jesh mos e mbyllesh diten sepse nuk behet ky krim me kalamajte. Pleher

    Përgjigju
  • Çingapoku: 28/02/2020 17:35

    Hë se mer hak perëndia, pa merak taksist qelbësira, do e paguash deri te pika fundit ,këtu, në këtë dynja se te dynjaja tjetër jsnë hesape tjera.

    Përgjigju
  • Ema: 28/02/2020 16:52

    Ky emigrim sapo ka filluar e na kujton jeten ton te viteve 90-99 sa bij nenash kan vrar keta felliqesira qe bejn tregti me jeten e njerzeve me endrat e te rinjeve. Nuk duhet te perseritet me kjo histori nuk duhet te perseriten me skafet e vdekjes qeveria te jap denim te lart per kontrabandistet e qenieve njerzore dhe mos e mbushni shqiperin me te pa streh e me varferi boll jemi ne o qeveritar bamiresa e qorra qe fusni ndonje lek ne zhep.

    Përgjigju
  • Gjynah: 28/02/2020 15:41

    Cfar jan keto njers pa shpirt ashtu kemi vuajtur te gjith dhe sot jemi me emigracjon

    Përgjigju
  • Gjeco: 28/02/2020 15:03

    Dmth paska qene vlonjat bajge felliqesire ka bere nje rruge e dy pune. I la aty dhe vazhdoi vete për në Vlore. Kerrma vlonjate

    Përgjigju
    • tiku: 28/02/2020 17:04

      Po ka vlonjat te mir me te pa shpirt e me legene nuk do egzistojen ne shqiperi njerez te keqeinj kriminela e shpirt qener

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik