20 Shkurt 1991, dita e rrëzimit të
bustit të Enver Hoxhës, si ndodhi
Pas krijimit të PD dhe themelimit të sindikatës së pavarur, iu bë thirrje popullit të Tiranës t’i bashkangjitej më 20 shkurt grevës së urisë së studentëve.
TIRANE- Pas krijimit të PD dhe themelimit të sindikatës së pavarur, iu bë thirrje popullit të Tiranës t’i bashkangjitej më 20 shkurt grevës së urisë së studentëve. Në mëngjes u ngrit gjithë populli i Tiranës në Qytetin Studenti. Gjithçka ishte spontane. Skenari i vetëm ishte qëndrimi pranë studentëve. Në njërën nga godinat e studentëve në kat të katërt u instalua një qendër zëri qe erdhi nga kombinati i Autotraktorëve prej sindikalistëve dhe aty fliste gjithkush, pa doganë.
Ndërkohë që më pas njerëzit vërshonin si një lumë i tërbuar e të gjithë drejtoheshin nga qyteti Studenti drejt rrugës së Elbasanit. Te godina e RTVSH-së dolën disa makina që nuk ishni parë ndonjëherë, ndërsa zjarrfikëset kishin ujë me ngjyrë, ndoshta për të dalluar më pas. U hodh dhe gaz lotsjellës. Turma po lëvizje në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ndërkohë u përhap thashathemnaja se ishte bërë grusht shteti e se Ramiz Alia nuk ishte gjallë.
Kjo solli irritimin e turmës që ishte bllokuar në afërsi të Lanës dhe që po drejtohej në drejtim të Bllokut, piëkërisht aty ku dëgjoheshin krisma. Ka qënë ndërhyrja e fortë e njërit ndër liderët e dhjetorit,
Neritan Ceka që turma të zmbrapsej, pasi dha lajmin se asgjë nuk kishte ndodhur. Kështu situata u qetësua dhe turma u drejtua për nga sheshi. Ajo doli në bulevard dhe kaloi te busti i Skënderbeut, ku ishin dhe makinat e blinduara. Në krah të Bankës së Shqipërisë u tentua disa herë për të çarë kordonin e policisë.
Në një moment, rreth 30 vetë arritën të hipim në piedestalin e shtatores së Enver Hoxhës e i vendosën litarin bustit të diktatorit në qafë. Më pas kushedi nga doli një makinë që e tërhoqi bustin derisa u rrëzua dhe më pas e tërhoqi zvarrë nëpër shesh simbolin e komunizmit dhe duke shënuar në këtë mënyrë dhe rrëzimin real të diktaturës komuniste. Ndërsa policia dhe forca e sigurisë vetëm sa e kanë soditur këtë ngjarje pa përdorur asnjë shenjë dhune në shesh, madje dhe fishekët ishin manovre.
Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
69.2%
-
Jo
7.7%
-
Duhet më shumë
23.1%
Vota total: 13
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
VIDEO/ Protagonistët e tranzicionit, kush ka mbetur ende në politikë nga lista e dhjetorit 1990
10 Dhjetor, 17:51
-
8 Dhjetori/ Neritan Ceka në Report TV: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës
9 Dhjetor, 19:30
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Vrasjen do e merrte përsipër Sali Lusha! Porositi dhe vrasjen e Meidanit dhe Neritan Cekës
9 Tetor, 17:56
-
DEBATI/ Plani i Menaxhimit për Bylisin, si po përdoren 6 mln euro të BE-së?! Parangoni stepet për shifrat, Ceka: U shpenzuan 800 mijë euro!
7 Maj, 15:55
-
Mero Baze: Rrugica ku kërkojnë diellin
5 Janar, 19:43
-
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
8 Dhjetor 2023, 15:02
-
Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit nga njerëzit e Berishës: Pistoletën ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë
7 Korrik 2023, 17:19
-
Ai ishte njëri nga ne
23 Qershor 2023, 10:49
-
Karl Paç, ‘dallëndyshja e parë e arkeologjisë shqiptare’, studiuesit: 2 udhëtimet e austriakut në Shqipëri, si e ndërtoi në 1922 muzeun e parë kombëtar në pronën e Toptanasve
28 Qershor 2022, 17:23
-
'Butrinti nuk është grek', ekspertët kundër marrëveshjes me PPP: Arroganca e Ramës e papranueshme, po nxjerrin në ankand historinë! Plani i Biznesit të bëhet menjëherë publik
29 Prill 2022, 15:47