Autokolona me ndihma ruse mbërriti sot në mëngjes në Lugansk, në Ukrainën Lindore, njoftuan burime që përputhen.
"Në Lugansk mbërritën 200 kamionë, që transportojnë 2 000 tonë produkte ushqimore", njoftoi televizioni rus "Russia Today".
"Përveç ndihmave ushqimore, kamionët transportojnë barna, gjeneratorë për energji elektrike si edhe makineri për pastrimin e ujit", shtoi televizioni rus.
Autokolona ka përfunduar operacionin e kalimit në kufi, nga Izvarino, rreth orës 04:00 gmt.
Ndërkohë, sipas burimeve, Kryqi i Kuq nuk po e shoqëron këtë autokolonë pasi, sipas tij, ajo "nuk ka marrë një notë zyrtare të marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës"/ATSH/
/Shqiptarja.com