30-50 mijë lekë për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

30-50 mijë lekë për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

1657102267_varrezat.jpg

Report Tv ka zbardhur emrat e të arrestuarve për abuzimin me tokën në varrezat e Tufinës, për varre të parablerë.

- Eliodor Ndini, 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

- Xhemal Mena, 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- Latif Shehu, 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës";

- Gazment Daja, 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike";

- Bujar Lica, 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

- Alban Ajazi, 28 vjeç, për veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

- Endrin Milla, 37 vjeç, për "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

- Fatjon Gjonaj, 24 vjeç, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm". 

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit Roza Ndoj, 44 vjeçe dhe Julian Çuka, 31 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Shaqir Nika dhe Fabjon Gjonaj.


Lajmi kryesor:

200 mijë lekë për të rezervuar një varr, 8 të arrestuar, 2 nën hetim, 2 në kërkim! Në pranga edhe përgjegjësi i sektorit të varrezave publike në bashkinë Tiranë (EMRAT)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota