TIRANE - Banka e Shqipërisë, bën të ditur se gjatë vitit 2014, remitancat u rriten 8.6% më shumë se një vit më parë, duke shënuan vlerën e 592 milion eurove.
Ekspertët e fushës shprehen se, të ardhurat për këtë tregues po shkojnë drejt një stabilizimi dhe tendence rritjeje në prurjet e emigrantëve drejt Shqipërisë. Sipas tyre kjo është e lidhur me një përmirësim të ekonomisë në eurozonë, ndërsa nga ana tjetër po vihet re dhe një lloj formalizimi në treg dhe ulje të atyre që sjellin para me "çanta".
Sipas BSH-së, në 2013-n, remitancat arritën nivelin më të ulët që nga viti 2000, kur raportohen të dhënat, me një rënie prej gati 20% me bazë vjetore./ATSH/
/Shqiptarja.com