Në vitin 2016, rezultojnë më shumë se 9,300 kompani të huaja që operojnë në territorin shqiptar.

Rreth 75% e tyre janë kompani me pronësi të huaj dhe 25% rezultojnë të jenë kompani me kapital të përbashkët, të huaj dhe shqiptar.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se këto të kompani janë përqëndruar kryesisht në qarkun e Tiranës, me një numër prej 6,385 kompani, vijon me qarkun e Durrësit ku rezultojnë të jenë aktive 1,080 kompani, në vendin e tretë renditet qarku i Vlorës me 427 kompani duke u ndjekur nga qarku i Korçës me 296 kompani, i Shkodrës me 284, i Fierit me 222 dhe qarku i Elbasanit me 217. 

Ndërsa referuar shpërndarjes së kompanive sipas aktivitetit ekonomik, rezulton se aktivitetet ekonomike që kanë numrin më të madh të kompanive aktive të regjistruara pranë QKB- së janë: Tregtia me rreth 29% të totalit, Industria përpunuese me rreth 14%, Ndërtimi me rreth 9% dhe Aktivitete profesionale, shkencore e tenike me rreth 7% të totalit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com