TIRANË- Kjo e martë ka shënuar një rekord të rasteve të reja me COVID-19, shifra të ngjashme me ato që janë regjistruar gjate kohës kur ishte piku i pandemisë. Sot si rezultat i 8136 testimeve, janë konfirmuar pozitiv 2177 qytetarë, e ndërsa një rritje kanë shënuar edhe numri i viktimave.
Betejën me COVID nuk e kanë fituar 6 qytetarë të moshave nga 54-80 vjeç.
"Një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe" , thuhet në njoftim.
Rritja e rasteve ditore është përkthyer padyshim edhe në një rritje të rasteve aktive në të gjithë vendin, ku aktualisht janë të infektuar 15,318 pacientë. Situata paraqitet e rënduar edhe në spitalet COVID, ku aktualisht po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Tirana është qarku më i prekur, e ndërsa ndiqet nga Durrësi, Shkodra, Elbasani si edhe Gjirokastra.
Kjo rritje e rasteve ka ardhur si rezultat i variantit të ri të COVID, Omicron, por edhe si pasojë e mosrespektimit të masave të vendosura, që kanë kulmuar gjatë festave.
Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen, si e vetmja formë për të reduktuar mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
"Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese", thuhet në njoftim.
Statistika (11 Janar 2022)
Raste të reja ditore 2177
Të shëruar në 24 orë 639
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 8136
Testime totale 1,542,801
Raste pozitive 222,664
Raste të shëruara 204,099
Raste Aktive 15,318
Humbje jete 3,247
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 7601
Fier 1270
Durrës 1216
Elbasan 1093
Shkodër 922
Vlorë 913
Gjirokastër 609
Berat 504
Lezhë 459
Korçë 407
Dibër 196
Kukës 128
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
965 në Tiranë, 138 në Durrës, 117 në Shkodër, 100 në Elbasan, 81 në Gjirokastër, 76 në Fier, 73 në Vlorë, 47 në Lushnje, nga 37 qytetarë në Korçë, Sarandë, Lezhë, nga 33 qytetarë Berat, Pogradec, 26 në Mallakastër, 25 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Kurbin, Gramsh, Krujë, 21 në Kavajë, 20 në Vorë, 17 në Tepelenë, nga 14 qytetarë në Belsh, Mat, nga 13 qytetarë në Skrapar, Himarë, 12 në Devoll, nga 10 qytetarë në Kuçovë, Delvinë, Patos, 9 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Dibër, nga 7 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Peqin, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Libohovë, Mirditë, Malësi e Madhe, 5 në Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Përmet, Dropull, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Shijak, Rrogozhinë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Pukë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Roskovec, Konispol.