Besimtarët bektashinj të Shqipërisë i janë bashkuar sot festimeve me gjithë vëllezërit e tyre në mbarë botën për të festuar Sulltan Novruzin. Festimet kanë nisur me lutjen kushtuar zotit ndërsa prej orëve të para të mëngjesit qindra besimtarë kanë mbërritur në selinë e shenjtë të kryegjyshatës botërore në Tiranë.
Urimi i parë për këtë festë është bërë nga kryegjyshi botëror Baba Haxhi Baba Edmond brahimi, i cili apeloi për bashkim dhe dashuri.
Perfaqesues te Klerit, ambasadore e politikane kane vizituar me kete rast seline e shenjte dhe kane dhënë urimet e tyre.
Byreku me lek mbetet ushqimi tradicional i kësaj festa ku fatlumi i familjes është ai që gjen lekun. Festa e Sultan Novruzit shënon sipas bektashinjve fillimin e një viti të ri e përkon edhe me ditëlindjen e imamit Ali në Qabe.
Në këtë ditë feste pihet një gotë qumësht, që simbolizon lindjen e një dite të re.
Në këtë ditë pjesë e saj është shpërndarja e qumshit, i cili sibolizon qumshtin e nënës, bërja e kurbanit apo pulë.
Nuk ka rëndësi se çfarë kurbani bëhet, sepse varet nga mundësitë që kanë njerëzit, e rëndësishme është që të bëhet kurban, byreku, ëmbëlsira ose në fshatë bëhen edhe kuleç me petë dhe fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk.
Sulltan Nevruzi bënë thirrje për t’u ngritur mbi smirën, vesin e ligësinë, përciell mesazhin për vlerësimin dhe mbrojtjen e vlerës sonë kombëtare, dashurinë për njeri-tjetrin, urtësinë, vëllazërimin mbarëkombëtar, tolerancën fetare dhe ndërfetare.
Në Krujë Sulltan Nevruzi festohej tri ditë rresht, Ditën e parë festohej në familje ku të gjithë anëtarët mblidheshin për të ngrënë drekën karakteristike të kësaj dite. Dita e dytë ishte e pleqve, sepse ata mbildheshin nëpër vende të shenjta për të nderuar imamët. Ata merrnin me vete ushqime të bollshme dhe festonin së bashku. Ndërsa dita e tretë ishte ajo e grave dhe e nuseve të reja. Ato mblidheshin së bashku për të festuar dhe për t’u argëtuar.
Redaksia Inline
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO