Më 22 mars 1992 opozita demokratike fitoi 1,04 milion vota. Më shumë se për ofertat politike qytetarët votuan në “referendum” për ndryshimin e sistemit politik. Zgjedhjet u pranuan, komuniteti ndërkombëtar ishte unanim në anën e opozitës, madje pjesëmarrës në mitingjet e saj.
Shqipëria bëri ndryshimin dhe nga ajo ditë nis de facto periudha e tranzicionit demokratik. Me 23 mars rreth gjysëmmilionë qytetarë festuan në sheshet dhe rrugët e Tiranës. Fituesit e rinj të zgjedhjeve premtuan qeverisje të ndershme, reforma të thella, integrim euroatlantik, liri e demokraci, mirëqënie ekonomike. Një parajsë premtimesh për një popull të varfër, të uritur, të braktisur dhe të izoluar. Nga 1992 kanë kaluar 20 vjet. Vendi kaloi krizën e thellë të 1997, disa palë zgjedhje parlamentare (1996, 1997, 2001, 2005, 2009), bëmë dy rotacione politike (1997, 2005), si dhe kemi ndërruam gjashtë kryeministra (Meksi, Fino, Nano, Majko, Meta, Berisha). 20 vite më shumë në jetën e çdo qytetari, ata që lindën atë ditë tani janë votues, shumë prej atyre që ishin në shesh ato ditë tani janë prindër, në pension ose kanë ndërruar jetë. Tej bilancit formal të dy dekadave 22 marsi mbetet një ditë simbolike: ishte dita e shpresës së madhe, shpresës për ndryshim, për jetë më të mirë, për Shqipëri europiane dhe për ndarje me gjithçka negative që la komunizmi. Pritjet dhe ëndrrat e mëdha, shumë herë shndërrohen në zhgënjime të mëdha. Kështu ndodhi edhe me 22 marsin. Pritja që ato datë të ishte dita e parë drejt Shqipërisë europiane, u zhbë shpejt, kur vendin e partisë shtet e zunë partitë-shtet, kur jeta politike e publike mbeti peng i retorikës së ashpër përjashtuese, parullave e sjelljeve staliniste me kërcënime e tradhëtarë, kur interesat politike dominuan interesat publike dhe kur në vend të piramidës së diktatorit filluam të ndërtojmë parti, qeveri, e parlamente piramidale për sunduesit e rinj të Shqipërisë. Sot shumëkush e kujton dhe dëshiron ta festojë 22 marsin. Një ditë që premtoi shumë dhe prodhoi pak. Pas dy dekadash diferencat janë të mëdha: dikur partia fituese votohej me 1 milionë vota, sot dy partitë e mëdha fitojnë së bashku rreth 1 milion vota. Dikur premtohej pajtim kombëtar “bashkëvujtës e bashkëfajtor”, sot retorika përjashtuese e denigruese është vijë zyrtare e jetës politike. Dikur premtohej qeverisje për qytetarët, sot kemi krijuar një sistem qeverisës vetëm për
qeveritarët e miqtë e tyre. Dikur premtohej reforma të thella dhe tranformim shoqëror, sot axhenda e vendimeve përcaktohet nga lobe pushteti e financiare, pa strategji publike, pa pjesëmarrjen e shoqërisë. Dikur premtohej liri e demokraci perëndimore, sot qytetarët janë të lirë të voojnë, por jo të numërojnë dhe as të zgjedhin; - ato janë atribute e pronësi të qeverive të majta/djathta. Dikur premtohej
kushtetutë e shtet funksional, sot vijojmë të jemi vend me sjelljes pa sens kushtetues dhe me model qeverisës personal. Dikur premtohej bashkim me Europën, kishim SHBA e BE në krah e mitingje, sot kritikohemi prej tyre, jemi të fundit në integrim, në listë me vendet që e nisën procesin 10 vjet pas nesh.
Natyrisht ka arritje. Ka ndërtesa të reja, rrugë e vepra publike, ka kostume, kafe, restorante e kazino, ka universitete private e media private, ka shumë parti e shumë njerëz që jetojnë nën hijet e tyre, ka lëvizje të lirë dhe prezencë investimesh të huaja. Janë zhvillime natyrale që kushdo popull e shoqëri do t’i realizonte. Problemi është se cilat ishin mundësitë, cilat ishin shanset, dhe bilanci ku jemi sot.
Dhe këtu kushdo me mend në kohë dhe mendje të hapur e di se po jetojmë fatet e brezave të humbur, një bilanc gri që na mësoi të mbijetojmë, por pak, shumë pak të jetojmë. Për këtë arsye këtë 22 mars ata që premtuan shumë, na morën votën, ëndrrat, aspiratat, vitet, dhe shpresat do të duhej të skuqeshin nga turpi për zhgënjimet që sollën, të kërkonin falje që aspiratën për demokraci e shndërruan në aspiratë për pushtet. Ata nuk kanë ndërmend ta bëjnë. Ata do ta festojnë me koncerte e fishekzjarrë, siç çdo sistem oriental feston ditëlindjen e tij, - një festë abuzime, një fitore e rrëmbyer, një ëndërr e grabitur, dhe një realitet surreal i padenjë për një shoqëri të hapur e shtet europian.
22 marsi 1992 nisi me zemër e shpresë, po festohet më 2012 me këngë e fjalime patetike: - një kontrast sjellje, mentaliteti dhe abuzimi që simbolizon më mirë se gjithçka tranzicionin shqiptar, shanset e humbura dhe aktualitetin parademokratik të Shqipërisë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com