Këtë të premte shënohet 22-vjetori nga tragjedia e 9 Janarit, ku 28 të rinj e të reja, u mbytën në brigjet e Vlorës në tentativë për një jetë më të mirë në Itali.

Familjarët e tyre u mblodhën për të përkujtuar dhe për të kërkuar drejtësi. Ata shprehen se SPAK është shpresa për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

“Ta marrë vesh SPAK për ta marrë vesh shteti si kjo çështje është e pazbardhur edhe duhet me u zbardhë se aty ka vdekur 28 vetë dhe kanë në përgjegjësi përfaqësuesit e shtetit edhe i bëjnë thirrje edhe SPAK-ut edhe këtij prokurorit të ri zgjedh ta na marrin këtë çështje, të na zbardhin, mos na mos na lënë se ne i kemi bërë 20 e ca vjet në mjerim edhe hala s'i kanë hequr shami atje e zeza, rrobat e zeza, nënat, nënat e tyre, gratë tona ne hala me rroba të zeza jemi', tha një familjarë.

“Zoti e bëftë mirë për këtë popull në radhë të parë edhe drejtësi vetëm në se SPAK”, tha një tjetër.

Më 9 janar 2004, 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon. Kryesisht, të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç. Të gjitha i dhanë nga 1 mijë e 500 euro skafistëve me shpresën se bregu tjetër.

18 burra e 3  gra u gjenden të pajetë mëngjesin 10 Janarit nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane. 8 rezultojnë ende të zhdukur.