ATSH-Z.Tosku/-Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar sot në Ministrinë e Mbrojtjes, u çertifikuan 23 kadetë amerikanë, të kryesuar nga nënkolonel Ted Priestec pas pjesmarrjes së tyre në programin e shkëmbimit kulturor dhe gjuhësor "CULP".
Z/.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi nënvizoi rëndësinë e shqipërisë, si një vend të bukur dhe që qytetarët e saj janë mikpritëse e europianë që vlerësojnë se SHBA janë aleati më i rëndësishëm gjeostrategjik për shqiptarët.
Pjesëmarrja në programe të tilla, tha më tej Koçi, " favorizon perspektivë të përbashkët dhe mundëson që të identifikojmë edhe më mirë vlerat kulturore të njëri-tjetrit duke arritur që krah për krah të maksimizojmë përpjekjet tona në përmbushje të sfidave që kemi përpara'.
"Sinqerisht dua t'ju falenderoj për ndihmën dhe asistencën humanitare, kontributin e vyer të dhënë nga ekipi juaj në instuticione të ndryshme, si në Shtëpinë e Jetimores në Sauk, Shtëpinë e Fëmijës me sindromën down, si edhe për aktivitetet sensibilizuese në mbajten pastër të mjedist në Korçë, aktivitete që përmbushën programin kulturor CULP. Shpresoj për më shumë shkëmbime të tilla në të ardhmen dhe ju uroj nga zemra karrierë të mbarë dhe plot sukses në shërbim të sigurise", përfundoi Koçi.
Nga ana e tij, Ambasadori Amerikan tha se "Shqipëria është e njohur për mikpritjen dhe njerëzit e saj miqësorë. Jam informuar se disa të rinj amerikanë kanë pasur një porvojë të mrekullueshme për shkak të mbështetjes tuaj. Ata janë argëtuar shumë gjatë qendrimit dhe udhëtimeve që kanë zhvilluar me ju. Jam shumë i lumtur që dy prej kadetëve amerikanë janë shqiptare etnikë. Ata përfaqësojnë atë që është më e mira e lidhjes mes dy vendeve tona".
Nga data 22 maj deri me 12 qershor 2015, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes është zhvilluar programi kulturor me një grup kadetësh amerikanë. Kjo tashmë është kthyer në një traditë, sepse që prej më se tre vitesh në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjelltë midis ushtrisë sonë dhe asaj amerikane ka filluar dhe po zbatohet programi i "Shkëmbimit kulturor dhe gjuhësor "CULP" me pjesëmarrjen e kadetëvë nga universitete të ndryshme nga SHBA.
Qëllimi i zhvillimit të këtij programi ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe përvojës në njohjen e vlerave të trashgimisë kulturore, historike dhe turistike të vendit tonë, si dhe njohja nga afër e disa njësive dhe reparteve të Forcave të Armatosura. Në këtë program të zhvilluar në gjuhen angleze krahas 23 kadetëve amerikanë, morën pjesë dhe 34 nënoficerë nga struktura të ndryshme të FA-së.
Ky program, krahas njohjes gjuhësore, ishte i larmishëm me vizitat e shumta në njohjen e vlerave historike dhe arkeologjike të popullit shqiptar nëpërmjet vizitave të zhvilluara në shumë qytete dhe qendra muzeale të vendit tonë. Gjithashtu ata zhvilluan vizita në Batalionin i FS, në Regjimentin e Helikopterëve, në Komandën e FD, ku u njohën me arritjet dhe realitetin e FA Shqiptare.
Pjese e kesaj ceremonie ishin amabasdori zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Viktor Bërdo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së etj.
/Shqiptarja.com