Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin në terren të pasurisë 23 milionë euro të deputetit Tom Doshi. Këtë të martë, Doshi është paraqitur në organin e akuzës ku është njohur me ekspertin e caktuar për kryerjen e këtij verifikimi.

Burime nga prokuroria thanë për Shqiptarja.com se, verifikimi në terren pritet të zgjasë në një afat 3 mujor ku do kontrollohen, pronat e luajtshme e ato të paluajtshme të cilat zotërohen prej Doshit dhe familjarëve të tij.

Pak muaj më parë deputeti u kallëzua në Prokurori nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive për pastrim parash dhe fshehje pasurie, kallëzim i cili tashmë është në fazë verifikimi në terren.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)