23 raste me COVID! Mes tyre një ukrainase, iku në Sarandë te partneri i saj se iu mbyll puna në Tiranë! 10 në Mat dhe Lushnje nga vatra e QSUT-së

TIRANE-Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste (3 më pak se dje), 12 prej të cilave në Tiranë, nga të cilat 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi. Mes të infektuarve është edhe një ukrainase, e cila jeton prej 6 muajsh në Shqipëri.

Report Tv mëson se ukrainases i ishte mbyllur puna dhe kishte shkuar në Sarandë, te bashkëjetuesi i saj, pa e ditur që ishte e infektuar me COVID-19. Ajo kishte marrë leje në e- albania për të lëvizur, duke qenë se ishte e ndaluar për shkak se Tirana është zonë e kuqe dhe ndalohet dalja. Ndërkohë, në Sarandë ajo ka shfaqur temperaturë të lartë dhe pas vizitave të bëra nga mjekët e këtij qyteti ka rezultuar pozitive. Ndërkohë, tamponi i është bërë edhe bashkëjetuesit të saj, i cili ka rezultuar negativ.

Sa i përket rasteve të tjera, 6 janë konfirmuar në Mat, kontakte të një pacientie në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe një rast i ri në Durrës. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, të gjithë kanë rezultuar negativë, pra sot nuk kemi mjekë dhe infermierë të prekur. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. "Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm.

Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40" mbyllet apeli i ministrisë.

COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)|
Testime totale                         15595
Testime molekulare                 14269
Testime serologjike                 1326
Raste pozitive                         1099
Raste të shëruara                    851
Raste Aktive                            215
Humbje jete                             33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           121
Durrës           42
Krujë             17
Shkodër         11
Kamëz            9
Mat                 6
Lushnje          4
Berat              2
Fier                2
Korçë             1

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:44
4 persona pozitiv me COVID-19 në Lushnje, raste kontakti nga Tirana! Burrë e grua infektohen në spital

4 raste kanë rezultuar pozitiv me covid -19 në Lushnje. Katër personat kanë rezultuar pozitiv gjatë pasdites së djeshme, ndërsa ata janë karantinuar në banesën e tyre.

Të 4 të infektuarit janë raste kontakti të ardhura nga Tirana. Të infektuarit vijnë nga dy familje të ndryshme, ku burrë e grua janë infektuar në Spitalin e sëmundjeve të brendshme në Tiranë dhe janë të karantinuar në banesën e tyre.

Një tjetër rast është një familje, ku gruaja është infektuar pas vizitës që zhvilloi në Tiranë te vajza e saj dhe më pas ka infektuar dhe bashkëshortin.

Ora 08:47
Zgjerohet harta e të infektuarve, shënohet rasti i parë me koronavirus në Sarandë! Një ukrainase me COVID-19

Rreth tre muaj pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë është shënuar edhe rasti i parë në Sarandë. Qyteti bregdetar u konsiderua si një nga zonat  e gjelbra, pasi nuk pati asnjë rast gjatë kësaj periudhe.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një  shtetase ukrainase, e cila prej 6 muajsh jeton në Shqipëri.

Mësohet se ditët e fundit ajo kishte shkuar me pushime nga Tirana në Sarandë së bashku me bashkëjetuesin e saj shqiptar.

Çifti ka deklaruar se nuk kanë patur kontakte me qytetarë të tjerë, pasi jetonin në një apartament, ndërsa pas konfirmimit të rastit ata janë nisur me ambulancë drejt Tiranës.

Ditët e fundit nga të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë, rastet me koronavirus janë shtuar.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piu: 29/05/2020 14:43

    Ore ku eshte Laltmadhnia e Tij se spo duket me, qe kur u rrit numri ne nga 20 e 30 ne dite spo del me te mburret. A si ste vejn turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion

Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion