26 raste të reja me COVID, 20 në QSUT, 12 mjekë e infermierë dhe 8 pacientë! 11 të shëruar në 24 orët e fundit (VIDEO)

TIRANE-Vijon rritja e numrit të të infektuarve me COVID në Shqipëri. Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë radhazi pa raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë, 5 më shumë se dje. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma.

Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, pra në 24 orët e fundit janë infektuar 12 personel shëndetësor dhe 8 pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë, që është një infermiere, e cila ende nuk është zbuluar ku u prek.

ISHP deklaron se vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)
Testime totale                         15319
Testime molekulare                 13993
Testime serologjike                  1326
Raste pozitive                          1076
Raste të shëruara                     823
Raste Aktive                              220
Humbje jete                               33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           122
Durrës           51
Krujë             17
Shkodër         12
Kamëz            9
Berat              6
Fier                 2
Korçë             1

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 28/05/2020 13:25

    Ku jane ata qe kundershtonin masat me idene qe nuk ka nevoje per masa kaq drastike..?! E shikoni cfare po behet tani pa masa? Shpresoj mos te kete perkeqesime ne spitale sepse kemi per tu kthyer perseri te masat shtrenguese per shkak te ketyre palacove te papergjegjshem. Zoti Kryeminister, juve sikur miratuat nje ligj ku denohen ata qe dalin pozitive dhe nuk vetekarantinohen. Ajo infermierja pse nuk merret e pandehur me akuzen per perhapje me dashje te virusit?!

    Përgjigju
    • Kim: 28/05/2020 15:26

      Lui los u bej merak. Nuk ka Virus, cdo gje eshte nje genjeshter botrore. Suedia me mos karantinim dhe Shqiperia me mos rrespektim te masave nxoren zbuluar genjeshtren e madhe.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave