Brilant Martinaj që u vra dje mik me ish konkurrenten e Për’puthen! Jasmin Kadriu: U prehsh në paqe engjëll

Brilant Martinaj që u vra dje mik me ish konkurrenten e Për’puthen! Jasmin Kadriu: U prehsh në paqe engjëll

Jasmin Kadriu dhe Brilant Martinaj

Brilant Martinaj i cili u vra dje në Fushë-Krujë duket se ka qenë mik i disa personazheve të famshëm të ekranit. Një ndër tyre është dhe ish konkurrentja e Për’puthen, Jasmin Kadriu.

Ajo ka postuar një story në Instagram me mbishkrimin: "U prehsh në paqe engjëll". 

Më pas Kadriu ka publikuar një video ku shihet nën shoqërinë e Martinajt dhe zbulon se story paraardhës ishte për të. Ish konkurrentja ka vendosur dhe nje emoji në video duke nënkuptuar se për të ai është një enjgjëll.

 

Përvec Kadriut, Martinaj ka qenë mik i këngëtarit Arkimed Lushaj njohur ndryshe si Stresi dhe boksierit të njohur Krist Prenga.  

Reperi Stresi ka pasur njohje shumë të ngushte me 2 prej viktimave të sotme në vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën. Ai ka reaguar për ngjarjen mbrëmjen e sotme teksa ka publikuar në Instastory bisedën e fundit me Brilantin, ku ky i fundit i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet e mëposhtme në Whasapp:

Pas lajmit për vdekjen e Brilantit ka reaguar në rrjetet sociale boksieri i njohur Krist Prenga. Kristi i cili duket se kishte pasur një raport të ngushtë shoqëror me viktimën, ka treguar se është i lënduar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut të tij dhe ka i shprehur ngushëllimet familjarëve.

“Na e bërë zemrën copash Brilant. Copash vëllai jonë. Në më të mirën ditë e mëtë mirën moshën shkove pranë Zotit. Tu prehtë shpirti në paqe. Ngushëllime miqtë e mi Zoti ju forcoftë”- shkroi Prenga përbri fotos së Brilantit.

Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

Ai është akuzuar më parë për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

10/4
K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • haha: 20/07/2022 21:54

    Brilant ky ?! Eh Darvini po rotullohet ne varr. ja nje rezik me pak ne rruget e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Alban: 19/07/2022 14:54

    Kane ngelur pa leke keto.

    Përgjigju
  • Ariu: 19/07/2022 14:06

    Që një njeri vdes sigurisht që është keq për këdo, por të quash ëngjëll një që ka vrarë dy polica...nuk di çtë them. Kët gocën duhet me e pështu çdo njeri në rrugë dhe sduhet ti jepet asnjë sekond në media, përgjithmonë.

    Përgjigju
  • Ujori: 18/07/2022 19:01

    "engjell" i kerkuar per vrasje... Po pse o zot na linde ne kete vend te marresh!

    Përgjigju
    • Anonim: 19/07/2022 08:34

      Epo keto engjej i quajn se marin nonje lek .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës