Keisi dhe Stresi janë sërish bashkë? Postimi i fundit në rrjete sociale ngre dyshimet për rikthim

Keisi dhe Stresi janë sërish bashkë? Postimi i fundit në rrjete sociale ngre dyshimet për rikthim

Stresi dhe Keisi

Çifti Keisi dhe Stresi janë ndër më të komentuarit për shkak të marrëdhënies së tyre. Prej kohësh janë ndarë por postimet e fundit në rrjete sociale tregojnë se mund të jenë sërish bashkë. Pas publikimit të këngës së re me titull “M’ke harru”nga Stresi, bazuar nga teksi fansat aluduan se ishte një dedikim për ish-partneren.

“Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata” – është një pjesë nga teksti i këngës së Stresit.

Ndërkohë Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në Instastory duke na bërë akoma më konfuzë. Të dy kanë qenë miq të Brilant Martinajt, i cili vdiq nga atentati në Fushë-Krujë së bashku me 2 shokët e tij. Reperi i njohur Stresi është shprehur mjaft i prekur nga kjo ngjarje pasi Brilanti ishte mik i ngushtë i Stresit. Edhe Keisi publikoi fotografi pranë Brilantit duke treguar se është shumë e trishtuar.

Postimi i Keisit në Instagram

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja