Brilant Martinaj që u vra dje mik me ish konkurrenten e Për’puthen! Jasmin Kadriu: U prehsh në paqe engjëll
Jasmin Kadriu dhe Brilant Martinaj
Brilant Martinaj i cili u vra dje në Fushë-Krujë duket se ka qenë mik i disa personazheve të famshëm të ekranit. Një ndër tyre është dhe ish konkurrentja e Për’puthen, Jasmin Kadriu.
Ajo ka postuar një story në Instagram me mbishkrimin: "U prehsh në paqe engjëll".
Më pas Kadriu ka publikuar një video ku shihet nën shoqërinë e Martinajt dhe zbulon se story paraardhës ishte për të. Ish konkurrentja ka vendosur dhe nje emoji në video duke nënkuptuar se për të ai është një enjgjëll.
Përvec Kadriut, Martinaj ka qenë mik i këngëtarit Arkimed Lushaj njohur ndryshe si Stresi dhe boksierit të njohur Krist Prenga.
Reperi Stresi ka pasur njohje shumë të ngushte me 2 prej viktimave të sotme në vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën. Ai ka reaguar për ngjarjen mbrëmjen e sotme teksa ka publikuar në Instastory bisedën e fundit me Brilantin, ku ky i fundit i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.
“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet e mëposhtme në Whasapp:
Pas lajmit për vdekjen e Brilantit ka reaguar në rrjetet sociale boksieri i njohur Krist Prenga. Kristi i cili duket se kishte pasur një raport të ngushtë shoqëror me viktimën, ka treguar se është i lënduar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut të tij dhe ka i shprehur ngushëllimet familjarëve.
“Na e bërë zemrën copash Brilant. Copash vëllai jonë. Në më të mirën ditë e mëtë mirën moshën shkove pranë Zotit. Tu prehtë shpirti në paqe. Ngushëllime miqtë e mi Zoti ju forcoftë”- shkroi Prenga përbri fotos së Brilantit.
Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.
Ai është akuzuar më parë për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.
34/4
K.T./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.1%
-
Jo
80.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 451
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një vit nga atentati ndaj 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt, zbulohet mjeti me targa sllovene që vëzhgoi viktimat! Autoritetet letërporosi Sllovenisë: Kujt i përket makina?
16 Korrik 2023, 12:54
-
Detaje nga vrasja e Brilant Martinajt, kush ishte efektivi që ndihmoi autorët e masakrës së Fushë-Krujës! Si e zbuloi kurthin që i ngritën kolegët
1 Shkurt 2023, 19:59
-
'Më ka marr malli Brilant Martinaj', Stresi publikon këngën për mikun e ngushtë që u vra në atentat në Fushë-Krujë
28 Dhjetor 2022, 09:53
-
Ekzekutimi i 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt në Fushë-Krujë, policia zbulon pamjet e makinës së autorëve! Targat e vjedhura dhe me shasi të fshirë (FOTO)
17 Gusht 2022, 18:40
-
Sot denoncohet i zhdukur, por më parë një plan për ekzekutimin e tij dështoi! Saga e vrasjeve s'ka fund, si rivalët po ia eliminojnë miqtë Ervis Martinajt
11 Gusht 2022, 10:58
-
Keisi dhe Stresi janë sërish bashkë? Postimi i fundit në rrjete sociale ngre dyshimet për rikthim
31 Korrik 2022, 15:57
-
VIDEOLAJM/ Stresi sërish sensitiv për shokun e humbur! Brilant Martinaj ‘e shoqëron’ kudo reperin
28 Korrik 2022, 13:30
-
3 të vrarë në Fushë-Krujë, në makinën e viktimave u gjet një pistoletë! Lidhja me ekzekutimin e ish policit Reçi, mbesa e tij e fejuar me armikun e Martinajve
21 Korrik 2022, 14:52
-
Del VIDEO nga momenti i ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi në Laç! U zbulua gjatë hetimeve për atentatin me tre të vrarë në Fushë Krujë
20 Korrik 2022, 22:30
-
3 të vrarë në Fushë-Krujë, hetimet në pikën zero! Policia kërkon të pyesë rivalët e Ervis Martinajt! Rezultojnë jashtë vendit! Manipuluan 'TIMS-in'?
20 Korrik 2022, 12:54
-
Vrasja në Fushë-Krujë, të rinjtë e kuptuan që po ndiqeshin, njëri prej tyre telefonoi nënën dhe motrën! Shumë të larguar jashtë vendit 1 javë para atentatit
19 Korrik 2022, 13:23
-
Fero poston fotot me Brilant Martinaj dhe Vatën pasi u ekzekutuan në Fushë-Krujë! Reagon dhe Serena Sula për 23-vjeçarin: Një djalë i ri me të gjitha
19 Korrik 2022, 12:29
Brilant ky ?! Eh Darvini po rotullohet ne varr. ja nje rezik me pak ne rruget e Shqiperise.
PërgjigjuKane ngelur pa leke keto.
PërgjigjuQë një njeri vdes sigurisht që është keq për këdo, por të quash ëngjëll një që ka vrarë dy polica...nuk di çtë them. Kët gocën duhet me e pështu çdo njeri në rrugë dhe sduhet ti jepet asnjë sekond në media, përgjithmonë.
Përgjigju"engjell" i kerkuar per vrasje... Po pse o zot na linde ne kete vend te marresh!
PërgjigjuEpo keto engjej i quajn se marin nonje lek .