
Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë orëve të fundit Bulqizën dhe zonat malore të Dibrës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave. Dëbora ka mbuluar rrugët dhe fshatrat, ndërsa në disa akse malore qarkullimi po kryhet me vështirësi.
Rrugët nacionale janë të hapura. Rruga e Arbrit Peshkopi-Tiranë ka problematika në aksin Fushë Bulqizë-Qafa e Buallit.
Trashësia e borës në Bulqizë kalon 10 centimetra në zonat malore shkon dhe 20-25 centimetra dëborë.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat me lartësi. Shërbimet e emergjencës dhe borëpastrimit janë në terren për të mbajtur rrugët të hapura.
Lajmi kryesor:
Veriu e juglindja ‘vishen’ nga dëbora, arrin 50 centimetra në Dardhë të Korçës! Ndërpritet lëvizja e kamionëve në doganën e Qafë Thanës, akset rrugore të hapura











