25% e të shtruarve në neurologji kanë kaluar koronavirusin, mjekja neurologe: Mosha e tretë shfaq probleme

25 % e pacientëve të shtruar në pavionin e neurologjisë kanë kaluar koronavirusin 4-6 javë më parë. Mjekja neurologe Entela Basha tregon disa prej pasojave kryesore post COVID.

U bën disa muaj që bashkëjetojmë me pandemin kështu që po shikojmë dhe pasojat aktualisht. Disa nga komplikacionet që janë: crregullimi i shijes, humbja e nuhatjes, dhimbja e kokës. Njëkohësisht janë dhe ato që ne i themi komplikacione reale që kërkojnë hospotalizim, ku një pjesë e mirë e pacientëve kalojnë atë që ne i themi aksidente vaskulare cerebrale. Mund të them që gjatë javës së kaluar kemi pasur rreth 25-30% të pacientëve të shtruar në shërbimin neurovaskular ku kjo përqindje përkon me një kohë të kalimit të covid 4-6 javë. Domethënë 25%  e pacientëve që janë të hospitalizuar e kanë kaluar covidin deri 4-6 javë përpara”-u shpreh mjekja neurologe Entela Basha.

Shumë qytetarë ankohen për probleme me kujtesën pas kalimit të covid.

Pjesa dërrmuese e crregullimeve që shfaqin në lidhje me kujtesën, nuk janë humbje të kujtesës të mirfilltë, më tepër janë në kuadër të mos përqëndrimit, disorientimit apo të mos koordinimit të individit në terren të frikës, ankthit dhe panikut sesa një humbje e mirfilltë e kujtesës”-tha mjekja neurologe.

Sipas saj mosha e tretë shfaq më shumë probleme, pasi ata e kalojnë sëmundjen në formë më të rëndë.

Pacientët që janë më tepër të riskuar nga komplikacionet e covidit janë pacientët e grupmoshës së tretë kurse tek moshat e reja dhe moshat mesatare relativisht komplikacionet kanë qenë të lehta”- tregoi ndër të tjera mjekja neurologe.

Po kur qytetarët duhet t'i drejtohen një mjeku neurolog?

 “Thuhet që mbas 4-6 javësh normalisht një pacient që ka pasur probleme të nuhatjes apo të shijes simptomat fillojnë të kthehen mbrapsh pak nga pak dhe pacienti fillon të nuhas apo dhe te ndiej shijen. Nëse kjo si situatë i kalon 6-8 javë atëherë e do patjetër një vlerësim nga neurologu për të parë nëse është një demtim receptorësh, apo është dicka më e thellë dhe ka prekur dhe strukturat brenda trurit”- tha mjekja Entela Basha.

Pas kalimit të COVID qytetarët nuk duhet të neglizhojnë këshillat e mjekut dhe të vijojnë terapinë e sugjeruar prej tij.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja